Koronavirusi para dhe pas orës 11:00 si komedi e zezë

Diel, 19 Prill 2020 13:05

Nga Petrit Vasili

Koronavirusi para dhe pas orës 11:00 si komedi e zezë, ‘duatrokisni kryeministrin’!?

 
 

Shqiptarët janë shtrënguar me forcë të ndjekin pas një marrëzi të padëgjuar.

 
 

Të dalin deri në orën 11:00.

 

Të dalin të moshuarit nga dy e nga dy, por me distance sociale 2 metër nga njëri-tjetri, megjithëse jetojnë bashkë në një shtëpi 24 orë në ditë.

Të dalin nënat me fëmijët deri në 10 vjeç, por jo baballarët me fëmijë 11 vjeç.

Gjithçka e gjithçka vetëm e vetëm deri në orën 11:00.

Pas kësaj ore koronavirusi zgjohet, del rrugëve dhe bën kërdinë.

Kjo idiotësi s'ka asfare të bëjë as me karakteristikat e virusit dhe as me mënyrën e shpërndarjes së tij.

Dalja me fasha orare krijon vetëm grumbullime dhe dendësim të njerëzve dhe epidemiologjikisht është në favor të shpërndarjes së koronavirusit dhe jo të pengimit të tij.

Anë e kënd Europës masat kanë pasur vetëm një qëllim, evitimin e dendësimit të njerëzve, ndaj aktivitetet tregtare të ushqimeve dhe farmacitë u lejuan të mbaheshin hapur përgjatë gjithë ditës.

Në Shqipëri ndodh e kundërta.

Njëra mase kufizimi është më e marrë se tjetra.

Ora 11:00 është simboli i çmendjes së kryeministrit dhe qeverisë.

Ora 11:00 është simboli i shpëlarjes morale të të gjithë atyre teknicienëve, që mbyllin gojën bile edhe duartrokasin këto modele idiote kufizimi anti-shëndet.

Testimet janë zgjidhja e vetme, që orienton zgjidhjet, kufizimet logjike dhe prognozën e pandemisë.

Mosbërja kritike e testimeve dhe zëvendësimi i tyre me masa kufizimi lëvizjeje antishkencë të një autokracie mendjeshkulur është krim ndaj shëndetit të njerëzve.

Çmenduria e orës 11:00 është vetëm simptome e turbullimit mendor të kryeministrit, por me pasoja tronditëse për shëndetin publik.

Pasojat do ti ndjejmë shumë më të rënda javët, që vijnë kur pandemia e sëmundjeve kronike të lëna pasdore gjatë izolimit të gjatë antishkencor do të shpërthejë në mënyrë të paevitueshme; dhe mos harroni që janë ato shkaktaret më të mëdhenj të vdekshmërisë në Shqipëri e në botë.

Me siguri edhe kjo pandemi do të lihet në mëshirë të fatit sikurse edhe koronavirusi.

Parimi i kryeministrit është ‘kush të rrojë të rroje, kush të vdesë të vdesë, rëndësi kanë duartrokitjet’

Pra të nderuar qytetarë vetëm mos harroni të duartrokisni kryeministrin.

Duartrokisni shumë dhe fort, që të mos dëgjohen fare psherëtimat e atyre qindra mijërave, që kërkojnë ndihmë, që janë pa shëndet që janë pa bukë.

Duartrokisni, duartrokisni, duartrokisni.....!?

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...