Basha: Koha nuk pret, po thellohet kriza! Të lëvrohet menjëherë mbështetja financiare

Tuesday, 21 Prill 2020 10:34

Kryetari i opozitës Lulzim Basha iu drejtua qytetarëve sot në veçanti gjatë një komunikimi me mediat për situatën e rënduar ekonomike në vend dhe më pas, me një apel të fortë qeverisë se "koha nuk pret", pasi nuk e ka dhënë ende ndihmë financiare të premtuar: "Sot duhej të shpërndahej paketa e dytë e ndihmës por edhe ky ishte vetëm një premtim tjetër bosh,” theksoi ai.

Basha i falenderoi qytetarët për sakrificën e tyre duke qëndruar në shtëpi kaq gjat, por u bëri të ditur se kjo sakrificë nuk iu është vlerësuar: “Fatkeqësisht, ndihma dhe mbështetja që duhet të merrni nga shteti iu ka munguar. Gjendja në vend po rëndohet çdo ditë. Ekonomia po shkatërrohet. Fasoneritë kanë nisur të preken masivisht nga COVID-19. Mijëra qytetarë kanë humbur vendet e punës dhe bukën e përditshme. Dhjetëra e mijëra biznese rrezikojnë falimentimin. Me bindjen se asgjë nuk është më e rëndësishme se jeta dhe shëndeti I qytetarëve, ne jemi angazhuar fuqimisht që prej ditës së parë duke propozuar ide dhe zgjidhje si për emergjencën shëndetësore ashtu edhe për emergjencës ekonomike.

Por sot pesë javë prej fillimit të karantinës është e qartë se qeveria nuk ka as plan, as strategji dhe se ajo ka dështuar në përballimin e situatës.

Qyyetarët u urdhëruan të rrinë në shtëpi dhe bizneset të mbyllen, por nuk u mor asnjë masë që ata të mbështeteshin financiarisht për këtë sakrificë. Disa hapa gjysmakë dhe me shumë vonesë që u shpallën ende sot e kësaj dite ende nuk janë zbatuar dhe njerëzit nuk i kanë marrë akoma lekët e tyre.

Sot duhej të shpërndahej paketa e dytë e ndihmës por edhe ky ishte vetëm një premtim tjetër bosh.”

Bizneset po mbyllin mijëra vende pune sepse nuk kanë asnjë mbështetje nga qeveria. Koha nuk pret, po thellohet kriza ekonomike. Të lëvrohet menjëherë mbështetja financiare për njerëzit dhe bizneset," theksoi Basha.

 
 

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...