Berisha - biznesit: Ngrihuni kundër skemës së rrjepjes suaj,115 mln eurove nga OSHEE!

E mërkurë, 22 Prill 2020 13:18

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sot OSHEE-në se ka marrë urdhër urdhër nga kreu i Qeverisë Edi Rama të zhvatë bizneset në të gjithë vendin me fatura afrofe.

Berisha ka përllogaritur se vlera e këtyre faturave shkon në 150 milion euro, shumë e më shumë se ndihma financiare që pretendoi t’u japë Qeveria për shkak të krizës së krijuar nga pandemia ndaj edhe i ka bërë thirrje biznesit të ngrihen kundër skemës së “rrjepjes”.

“Me faturimin afrofe të urdhëruar nga Edvin Hajduti, OSHEE do t’i vjedhë biznesit 115,000,000 euro, - shkruan Berisha në Fb. – “De facto”, më shumë se sa u jepet ndihmë! Faturimi afrofe nuk ka asnjë lidhje me COVID-19! Por atë e urdhëroi Edvin Hajduti për të siguruar kështu paratë që u takojnë bizneseve nga mbyllja e detyruar. Megavjedhje! Thirrja ime për biznesin: Ngrihuni kundër kësaj skeme të rrjepjes suaj! Lexoni denoncimin e ekspertit dixhital të fushës,” shton ish-kryeministri në vijim.

 

Përshëndetje zoti Berisha!

Nga të dhënat e sakta të arkëtimeve nga OSHEE për periudhën mars-korrik të vitit 2019 janë 221,726.450 euro.

Konsumatori familiar ka masën 48%. Konsumatori privat, buxhetor dhe jobuxhetor së bashku ka masën në 52%  të këtij arkëtimi për të njëjtën periudhë.
Vendimi i Entit Rregullator të Energjisë për lejimin e faturimit afrofe nuk ka të bëjë fare me problemin e COVID-19, por është çështje financiare.

Po të bëhet një llogaritje e thjeshtë e përqindjes së konsumit të konsumatorëve jofamiliarë, rezuton që mbifaturimi për periudhën e lartpërmendur të jetë në vlerën 115,000,000 euro. Për më në detaje nëse dëshironi të keni një shpjegim ngelem i hapur. Me konsideratë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...