Fondacioni Vodafone Albania dhuron 5000 pajisje smart për fëmijët që nuk kanë akses në mësimin online

E Enjte, 23 Prill 2020 16:56

Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, z. Achilleas Kanaris dhe Ministrja e Arsimit znj. Besa Shahini, njoftuan sot nismën #RedforKids, të ndërmarrë nga Vodafone Albania.

Në një konferencë virtuale, ministrja Shahini dhe z. Kanaris shprehën rëndësinë e kësaj nisme, që do t’iu vijë në ndihmë fëmijëve në nevojë, në gjithë Shqipërinë, për mundësimin e mësimit online.

5000 aparate smart, telefona dhe tabletë, të pajisura me sim card do të dhurohen nga Fondacioni Vodafone Albania, për t’u shpërndarë te fëmijët, me qëllim që të mund të ndjekin mësimin online, ofruar nga Ministria e Arsimit, si edhe për të pasur mundësinë e aksesit falas në platformat e edukimit online, të ofruara nga Vodafone Albania.

Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, z. Achilleas Kanaris u shpreh se në këto ditë të vështira izolimi për mbarë globin, të gjithë e kemi ndjerë më pak distancën mes njeri - tjetrit, falë teknologjisë. “Prej disa javësh, nxënësit po ndjekin mësimet online dhe kjo është një mënyrë për të mos humbur vitin shkollor. E drejta për edukim është gjithpërfshirëse, ashtu si rrjeti i cili i bashkon të gjithë, pavarësisht distancave fizike. Vodafone ka fokus kryesor edukimin dixhital dhe të rinjtë, si baza kryesore për zhvillimin e shoqërisë dixhitale në vend. Ndaj, kontributi ynë nuk mund të mungonte në këtë drejtim. Jam i lumtur që sot po mundemi të ndihmojmë disa prej familjeve në nevojë, për të pasur shkollën në shtëpi nëpërmjet internetit.”

 
 

Image

Ministrja Shahini falenderoi Vodafone Albania për kontributin dhe theksoi rëndësinë e qasjes së internetit dhe teknologjisë në momente të tilla, kur të qëndruarit në shtëpi është shumë i rëndësishëm për shëndetin e komunitetit.

5000 aparatet smart do të shpërndahen në ditët në vijim nga Ministria e Arsimit për fëmijët e familjeve në nevojë, të identifikuara në disa zona të Shqipërisë, me qëllim që askush të mos mbetet larg orëve të mësimit, por vetëm larg bankave të shkollës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...