Covid-19 'u fut' në burg/ Komiteti i Helsinkit: Ka mungesë transparence

Premte, 24 Prill 2020 16:11

Komiteti Shqiptar i Helsinkit është ent i cili synon të kontribuojë për respektimin e të drejtave të njeriut, forcimin e shtetit të së drejtës, si dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, në përputhje me Kushtetutën dhe me aktet ndërkombëtare të zbatueshme në Republikën e Shqipërisë.

E në ditë si këto, Komiteti i Helsinkit, nuk ka qëndruar pasiv nëse do të na duhet të marrim në shqyrtim tërheqjen e Shqipërisë nga Konventa Evropiane, situata në burgje, ku rezultojnë të prekur me Covid-19 dhe ndryshimet në Kodin Penal, që do të vlejnë për kohën e fatkeqësisë natyrore.

Drejtoresha e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erida Skëndaj, foli në A2 për monitorimet e bëra deri tani. Skëndaj theksoi se nga pikëpamja e konventës është një hapësirë për tërheqje, ashtu siç Shqipëria ka bërë nga neni 8 dhe 11, por ajo thekson se i rëndësishëm është proporcionaliteti i kufizimeve.

‘Konventa i parashikon rastet e tilla, por ajo që ka shumë rëndësi në këtë situatë është mënyra se si bëhet derogimi nga qeveria. Duhet që kufizimet të jenë proporcionale dhe mund të mos tejkalojnë qëllimet që janë vendosur. Edhe me pezullimin e këtyre dy neneve qytetarët mund të kërkojnë të drejtat e tyre në gjykatë. Vendet që kanë deroguar nga konventa janë vende me demokraci të brishta’.

Sa i përket situatës në burgje, ku ka pasur edhe disa persona të prekur me Covid-19, Skëndaj theksoi se ka mungesë transparence.

 ‘Duhet ta pranojmë se edhe ky sistem preket, por do të ishim më mirë ta parandalonim. Ne po vërejmë sot, nga kontakti që kemi me të dënuar dhe familjarët e tyre, të cilët ankohen në mënyrë të vazhdueshme sa i takon faktit nëse janë ose jo të prekur dhe se duan të jenë pranë familjes së tyre dhe jo në burg pasi ndjehen të rrezikuar.

Për fat të keq, kemi vërejtur një mungesë transparence, e cila nuk do të doja të thosha me nota shteruese se ka ardhur si rezultat se drejtoria e burgjeve nuk do të bashkëpunojë me ne, pasi ne kemi pasur një bashkëpunim të mirë me këtë institucion, por nga komunikimi që ne kemi pasur tashmë na rezulton që për shkak edhe të kësaj situate, nuk është e lehtë që të menaxhohen kërkesat dhe ndërveprimi me aktorë, përfshirë edhe Komitetin Shqiptar të Helsinkit. Kjo nuk e justifikon faktin që ka një mungesë përgjigje. Ka kaluar një muaj dhe ende nuk kemi një përgjigje. Jemi ende në pritje të saj. Konventa parashikon që kufizimi i lirisë së shprehjes mund të bëhet vetëm nëse cenohet siguria kombëtare’.

Ndryshimet në Kodin Penal

‘Që në momentin që është njohur me propozimet, Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka pasur një qëndrim, ku ajo që ne kemi evidentuar është se tani nuk është koha dhe momenti për të ndryshuar Kodin Penal, aq më tepër në kushtet e një procedure të përshpejtuar, e cila cenon nenin 88/3 të Kushtetutës, ku nuk lejohet miratimi me procedurë të përshpejtuar i ligjeve që kërkojnë shumicë të theksuar’. /A2

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...