Paloka:I kemi kërkuar që në mes të shkurtit mbylljen me Italinë

Saturday, 25 Prill 2020 14:32

Nënkryetari i PD, Edi Paloka në një lidhje live për ”News24” ka akuzuar qeverinë se nuk zbuloi rastin e parë me COVID-19 në Shqipëri sepse kishte Kongresin e PS.

Paloka thotë se qeveria lejoi disa aktivitete masive derisa zyrtarizoi rastin e parë në mars dhe ky sipas nënkryetarit të PD është krim që duhet të shihet dhe tek nenet që parashikojnë dënimet në Kodin Penal, ndoshta vrasje me dashje.

Po ashtu Paloka thotë se PD i kërkoi që në mes të shkurtit mbylljen e kufirit me Italinë dhe nuk ndodhi. Po ashtu Paloka kujton se opozita i ka kërkuar Ramës testime masive dhe mbylljen e fasoneve dhe përsëri nuk kanë ndodhur kurse kurba që shfaq qeveria është e pakuptimtë pasi nuk ka as kulm as ulje.

”Kjo situatë shtë one man show. është një mashtrim sot i vërtetuar që rasti i parë që është regjistruar në Shqipëri është fshehur. Nga 28 shkurti deri më 9 mars kur u shfaq rasti i parë ka pasur disa aktivitete shumë masive.
Ishte Kongresi i PS që ishte edhe arsyeja pse Rama nuk mori masa. Interesa meskine. Po flas për zbulimin zyrtar. Një e zonjës Bino që pranoi se rasti i parë zyrtarisht është më 28 shkurt. Grafiku i ecurisë fillon më 28 shkurt.

Ishte mitingu i shpallur nga Presidenti që mblodhi qindra- mijëra vetë. U zhvilluan dhe deri Tirona- Partizani. Ka pasur disa aktivitete masive ku rreziku ishte i madh. Qeveria e mbajti të fshehtë, ishte krim.
Edhe ato ndryshimet që ka bërë tani Rama në Kodin Penal duhet parë në cilin nen hyn kjo, vrasje me dashje?
Ne i kemi këruar qeverisë që në mesin e shkurtit të mbyllte lëvizjes me Italinë. Kanë ardhur mijëra e mijëra nga zonat e prekura që Italia i cilësonte zona të kuqe, Rama fliste për kalanë që nuk preket nga virusi. Për fat të keq mendoj se kurba bëhet në bunkerin e Surrelit që ka ulje ngritje të çuditshme dhe bëhet se thotë Rama. Edhe ato që thotë vendimet me profesionistët bëhen nën tutelën e Ramës. Kjo kurbë në Shqipëri ndryshe nga vendet e tjera nuk kanë një kulm, një ulje por vjen me ulje ngritje dhe s;ka njëtrajtshmëri.
Po të bëheshin testime do kishte më shumë informacion dhe kurbë më normale. Ne kemi kërkuar testime, mbylljen e fasoneve. As njëra as tjetra nuk ka ndodhur.” -tha Paloka.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...