Basha: Qeveria të shpërndajë fondet e mbijetesës, të mbështesë sipërmarrjen, fermerët, fasonët dhe turizmin

Saturday, 25 Prill 2020 15:06

Kryedemokrati Lulzim Basha ka kërkuar nga qeveria të shpërndajë fondet e mbijetesës dhe të përfshijë menjëherë të gjithë familjet dhe njerëzit në nevojë. Të mbështesë sipërmarrjen në vështirësi mbijetese, biznesin e vogël, fermerët, fasonët, bizneset prodhuese dhe turizimin, pa përjashtuar askënd.

Pas mbledhjes online me strukturat e PD, Basha ka postuar një mesazh në “Facebook” ku shkruan për bisedën me strukturat dhe thekson se qytetarët janë në vështirësi për të siguruar jetesën e përditshme. Sipas kreut të PD, shqiptarët që kanë paguar këto 7 vjet taksat ndër më të lartat në rajon, kanë sot nevojë për ndihmën që ju takon nga shteti duke i kërkuar qeverisë të mos i fshihet përgjegjësisë.

“Sot bisedova përmes disa videokonferencave me drejtuesit dhe përfaqësuesit e Partisë Demokratike në të gjithë Shqipërinë, lidhur me situatën e rëndë që po kalon vendi.

E përbashkëta kudo është që qytetarët janë në vështirësi për të siguruar jetesën e përditshme. Shteti ka lënë në harresë mijëra familje në nevojë dhe biznese. Shumica nuk kanë marrë akoma asnjë ndihmë apo mbështetje nga qeveria, ndërkohë që ju duhet të paguajnë edhe faturat e rritura të dritave dhe ujit.
Ne do vazhdojmë të jemi në kontakt me njerëzit per t’ju dhënë zë problemeve dhe halleve të tyre në këto ditë të vështira.
Pa asnjë vonesë, qeveria duhet të shpërndajë fondet e mbijetesës dhe të përfshijë menjëherë të gjithë familjet dhe njerëzit në nevojë. Të mbështesë sipërmarrjen në vështirësi mbijetese, biznesin e vogël, fermerët, fasonët, bizneset prodhuese dhe turizimin, pa përjashtuar askënd.
Shqiptarët që kanë paguar këto 7 vjet taksat ndër më të lartat në rajon, kanë sot nevojë për ndihmën që ju takon nga shteti. Qeveria nuk mund t’i fshihet përgjegjësisë”, shkruan Basha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...