Kryemadhi: Aministia fiskale, ide për të pastruar paratë e ndonjë trafikanti droge

Saturday, 25 Prill 2020 16:28

Për Monika Kryemadhin amnistia fiskale e prezantuar nga qeveria e kryeministrit Rama është një mashtrim.

Në një intervistë për Ora News, kryetarja e LSI tha se është një ide për të pastruar paratë e ndonjë trafikanti droge i cili merret me ndërtime në Shqipëri.

 

"Po janë bërë 4 amnisti fiskale. Kush ka pas për t’i bërë i ka bërë paratë. Po pse emigrantët a kanë para për të deklaruar? Emigrantët i kanë para gjaku atje. Kush i lë ata të bëjnë? Kjo është qesharake, kjo është thjesht një ide për të pastruar disa para, ndonjë evasion fiskal ose ndonjë trafikant droge i cili merret me ndërtime në Shqipëri dhe do të bëjë ndonje pastrim parash edhe amnisti fiskale që bën një marrëveshje me qeverinë edhe kaq. Po nuk është kjo amnisti fiskale që do të përfitojë vertëtë ai që ka shitur 5 kile sheqer dhe oriz edhe nuk ka deklaruar tatimin te kjo drejtoresha e tatimeve që po heq të gjithë njerëzit nga puna. Kjo është qesharake, absurditet, mashtrim, si konferenca e donatorëve.

T’iu bëj një pyetje, pse nuk pyesni se çfarë u bë me këtë konferencën e donatorëve që mori ky  1 miliardë dhe 150 milionë dollarë? Ku i ka këto lekët e donatorëve? Sot thoshte një familje jetojmë 6 veta në një shtëpi që do na shembet nga tërmeti. A është ndërtuar ndonjë shtëpi nga tërmeti?}", është shprehur Kryemadhi.

 
 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...