“Amnistia fiskale të mos rehabilitojë aktivitete kriminale”, Meta: Duhet të shoqërohet me një konsensus sa më të gjerë politik

Saturday, 25 Prill 2020 18:00

Sa i takon situatës ekonomike pas përhapjes së Covid 19 në vendin tonë, për Presidentin Ilir Meta, me rëndësi është të ruhet një balancë më të mirë midis menaxhimit të pandemisë dhe situatës ekonomike.

Për presidentin Ilir Meta është me rëndësi që amnistia fiskale, e prezantuar nga kryeministri Edi Rama ditët e fundit, të mos rehabilitojë aktivitete kriminale. Ndonëse nuk e ka ende një draft për t’u njohur me të, Meta thekson se amnistia fiskale duhet të shoqërohet me një konsensus sa më të gjerë politik dhe shoqëror, në një bashkëpunim sa më të ngushtë me Fondin Monetar Ndërkombëtare dhe institucione të tjera ku jemi integruar apo duam të integrohemi

Pyetje: Zoti Meta, kalojmë te ekonomia, pjesa më sensitive e gjithë kësaj periudhe. Qeveria ka paraqitur dy paketat e ndihmës ekonomike, a janë të mjaftueshme këto paketa? Dhe çfarë duhet të bëj më tepër qeveria për ta ndihmuar ekonominë, bizneset?

Presidenti Meta: Natyrisht situata e pandemisë dhe mënyra sesi ajo është menaxhuar dhe do të vijojë dhe në të ardhmen, ndikon edhe në kohëzgjatjen e kësaj periudhe të veçantë që po jetojmë, por edhe në vetë skenarët me të cilët ndeshet ekonomia jonë kombëtare, por edhe ajo familjare e çdo shqiptari.

Qeveria ka ndërmarrë disa nisma deri tani, është e qartë që këto nisma duhet të jenë sa më transparente, dhe sa më të prekshme me të gjitha aktet e tjera shoqëruese që i bëjnë ato sa më zbatueshme. Qytetarët dëgjojnë për vazhdimisht për paketa dhe shtresa të ndryshme që përfshihen, por është shumë e rëndësishme që edhe t’i prekin ato sa më shpejt, sepse kanë kaluar disa javë.

 

Natyrisht, nuk është gjë edhe kaq e thjeshtë, por transparenca ndihmon në këtë drejtim dhe së dyti, këto akte duhet të konsultohen sa më ngushtë me grupet e interesit në mënyrë, që efikasitetit i tyre të jetë maksimal, dhe jo vetëm kaq, por edhe mirëkuptimi me të gjithë aktorët e tjerë sidomos me organizatat e ndryshme të biznesit, si Dhomat e Tregtisë, sipërmarrjet e ndryshme, si fasonët, turizmidhe të jetë sa më i plotë.

Pyetje: Edhe turizmi është një hallkë shumë e rëndësishme, sidomos tani që vjen edhe sezoni i verës. Çfarë mbështetje do t’i jepet turizmit?

Presidenti Meta: Unë, besoj që po mendohet në këtë drejtim, është situatë e vështirë dhe e paparashikueshme. Unë besoj që në ditët dhe javët që vijnë do të ketë përgjigje tepër të qartë, sepse është e rëndësishme që mos të humbasim përqendrimin nga rritja e numrit të testimeve nga rritja e efikasitetit të gjurmueshmërisë, nga forcimi i izolimit të këtyre vatrave të deritanishme që mos të kemi përhapje të tjera në zona të tjera të vendit.
Sepse të gjitha këto do na krijojnë mundësinë që gradualisht të rikthehemi një normaliteti të ri se, ndoshta ai normaliteti nga i cili u ndamë para dy muajsh do të kërkojë një kohë më të gjatë. Por, duhet të përshtatemi në sektorë të ndryshëm, si në arsim, si në turizëm, si në sfera të tjera për të rimarrë veten dhe për të funksionuar sa më normalisht.

Pyetje: Qeveria prezantoi amnistinë fiskale. Presidenti i Republikës a është njohur me draftin e amnistisë fiskale?

Presidenti Meta: Nuk kam aktualisht asnjë draft të tillë, është iniciativë që është bërë publike dhe sigurisht në kohën e duhur do të ketë një qëndrim publik për këtë çështje.
Nuk është kohë më e përshtatshme për një amnisti të tillë aq, më tepër që një amnisti e tillë duhet të shoqërohet me një konsensus sa më të gjerë politik dhe shoqëror, në një bashkëpunim sa më të ngushtë me Fondin Monetar Ndërkombëtare dhe institucione të tjera ku jemi integruar apo duam të integrohemi. Amnistia, duhet të jetë shumë e mirëmenduar në mënyrë që mos të nxisë më tej informalitetin në ekonomi dhe aq më tepër të ndihmojë për të rehabilituarveprimtari të caktuara kriminale.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...