Kërcënimi i kryebashkiakut/ AMT mesazh Veliajt: Teatrin do ta restaurojmë!

Saturday, 25 Prill 2020 18:33

Nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit:

Teatrin do ta restaurojmë!

Një ditë pasi hodhi në erë shkollën Sami Frashëri, ditën e sotme Kryetari i Bashkisë Tiranë, ka dalë publikisht për të kërcënuar sërish Teatrin. Rrugëtimi i tij si kryebashkiak prej 5 vitesh është i mbushur me urrejtje ndaj Tiranës, sidomos asaj pjese të qytetit e cila po mbijeton ende midis betonit, zonës historike dhe kulturore të saj. Tirana nën administrimin e Veliajt ka humbur shumë prej gjurmëve të saj, duke zhdukur trashëgiminë shqiptare. Ka rritur me qindra fish sipërfaqen e betonit shpesh duke shndërruar prona publike në private. Ka betonuar parqet dhe vrarë hapësirën publike!

Më 24 mars, organizata prestigjoze, Europa Nostra e shpalli Teatrin Kombëtar të Shqipërisë, një nga vendndodhjet më të rrezikuara të Europës dhe vetëm pak ditë më parë, na njoftuan zyrtarisht se shumë shpejt do të vizitojnë Teatrin me grupin e tyre të ekspertëve. Ne kemi ngritur grupe pune dhe jemi të përgatitur për të gjitha fazat që do të vijojnë më tej dhe e dimë se një ditë do të na duhet të vendosim Ministrinë e Kulturës, institucionin i cili ka nën pronësi Teatrin si objekt, përballë faktit të kryer se Teatri do të fillojë rrugën e tij pa kthim të Restaurimit dhe Rivitalizimit. Për çdo procedurë në vazhdim, do të jenë aktivistët dhe artistët pjesë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, të cilët bashkë me ekspertët europianë do të përpilojnë programin dhe ecurinë e projektit të restaurimit të Teatrit Kombëtar

Procedurat e Bashkisë Tiranë, për konkursin apo tenderin janë inekzistentë. Për asnjë moment institucioni i Bashkisë nuk paraqiti asnjë fakt, dokument apo vendim në lidhje me procesin tërësisht propagandistik që paturpësisht vazhdon dhe hidhet nëpër deklarata boshe me tone kërcenuese dhe intimiduese. Tërheqja e kompanisë privatë, më herët me 16 shkurt 2020, tregoi qartë se kryetari i Bashkisë Tiranë, i kallzuar penalisht nga qytetarët dhe artistët e Aleancës më 31 dhjetor 2019 në SPAK, nuk ka as kompetencat, as tagrin të flasë e jo më të merret me pronën publike dhe godinën e Teatrit Kombëtar.

Ne vlerësojmë se ky kërcënim i ri, vjen në një kohë kur popullit i është ndrydhur liria dhe mungesa fizike e qytetarëve në qytet po përdoret për të avancuar me planet e shkatërrimit të qytetit, asaj pjese e cila ka mbijetuar nga betonizimi. Kjo gjuhë e përdorur tanimë e vjetëruar e kryetarit të Bashkisë, nuk tremb dhe as intimidon askënd, aq më pak ne qytetarët pjesë e Aleancës në Mbrojtje të Teatrit.

Teatri Kombëtar nuk është nën administrimin e Bashkisë apo qeverisë. Kujtojmë se aktualisht Veliaj është kryetar i dalë nga votimet moniste të 30 qershorit, duke marrë vetëm 15% të votave të 1 milion banorëve. Qysh prej 24 Korrikut 2019, për fatin e Teatrit vendosin qytetarët që janë shumica në këtë qytet dhe ata tanimë e kanë thënë dhe bërë çdo gjë. Teatri Kombëtar është pjesë e trashëgimisë tonë si shqiptarë dhe një nga objektet me vlera kulturore dhe arkitektonike që vlerësohet dhe u shpall si trashëgimi edhe europiane nga autoritetet më të larta të Bashkimit Europian.

Teatri Kombëtar është Monument Kulture që mbrohet nga populli dhe Europa Nostra!

Për Teatrin vendosin qytetarët!

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...