Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, sulmon ashpër deputetin socialist, Ilir Beqaj, i cili propozoi shkurtim të pagave të administratës dhe rishikim të pensioneve për daljen nga kriza ekonomike, e shkaktuar nga koronavirusi.
Vasili shkruan në “Facebook” se ky është imoralitet, pasi mjekët i quajtën heronj, ndërsa tani bëjnë propozime t’u shkurtojnë pagat.
“Mjeket i quajten heronj tani bejne propozime tu shkurtojne pagen, cfare imoraliteti!
Koncesionet te vazhdojne te paguhen dhe oligarket po ashtu, kurse rrogat te shkurtohen edhe pensionet gjithashtu, cfare paturpesie!”, shkruan Vasili.
 
																					 
								
 
 
 
 
  
						 
																									 
																									





