Kazhani jep dorëheqjen nga UKT pasi e masakruan në rrjetet sociale: Nuk më dilte rroga

Saturday, 02 May 2020 21:30

Gazetarja Mira Kazhani jep dorëheqjen nga puna pranë UKT-së.

Gazetarja e ka marrë këtë vendim ditë ne sotme, disa orë pasi sqaroi edhe situatën e saj pranë institucionit publik.

Sipas Kazhanit, ajo kryente një punë të dytë pasi nuk i mjaftonte vetëm paga si gazetare. 

Reagimi i plotë i Mira Kazhanit

Vjet në prill pata një aksident, të cilin s'pata mundësi as ta jetoja si njeri normal që ka kaluar një traumë e ka parë me sy vdekjen për një çast. Kjo, për ‘meritë’ të sulmeve, sharjeve, mallkimeve dhe linçimeve të orientuara mirë nga seli partish, të adresave të Facebook-ut, që u frymëzuan me rrena të disa politikanësh, të cilët, të pashpirt siç janë, e vdiqën djalin përsëgjalli. Nertili është sot si drita. Jemi takuar bashkë në dhjetor dhe po shkrova një libër, mund ta them çfarë ndjenje ishte. Në telefon ruaj foton e tij, por edhe pse herë pas here lexoj mallkime për ‘djalin që vdiqe’, kam refuzuar ta postoj atë dhe sqarimin tim. Unë e di më mirë se shumë të tjerë që lajmi i mirë nuk bën punë dhe nuk tërheq askënd. Kam heshtur dhe rëndësi ka e vërteta ime.

Një vit më vonë, po në prill (ditën e fundit) portalet dhe rrjeti u mbush me lajmin e punës sime si këshilltare në UKT.

Kam lexuar aq shumë urrejtje dhe po shoh sesi trimëron një pjesë e politikës për një rrogë brenda çdo rregulli dhe parimi.

Kjo politikë që duhet të vrasë mendjen për të varfrit për abuzuesit, për ata që rrinë tërë ditën në kafe dhe Facebook dhe nuk punojnë, për tendera sekretë dhe për atdheun që po e skadojnë, ata që janë shumë, jo unë.

Miliardat e vjedhura, jo rroga e kujt bën atë që di.

Është për turpin e PD-së që në vend të ngrihet për çështje të mëdha, konsumon gjithë anëtarësinë e saj për një gazetare që figuron edhe këshilltare, vetëm pse është e pozicionuar majtas. Unë jam gazetare e angazhuar, ky nuk është më lajm. Këshilltare është hera e dytë që punoj. Kam qenë edhe në qeverinë Berisha në 2010-n.

Po, unë kam edhe një punë të dytë, sepse nuk ma ndalon asnjë ligj dhe për sa kohë nuk kam shkelur asnjë parim, po të mundja do bëja dhe tre apo katër punë. Sa të kem fuqi, sepse rroga si gazetare nuk më del askund dhe nuk ia dal të përballoj jetën si një grua që jetoj vetëm, pa asnjë mbështetje. Po më mallkoni pse punoj? Seriozisht qenka ky halli juaj? Pse unë bëj dy punë? Do të këshilloja edhe Erion Velinë, edhe Lulzim Bashën, edhe Nard Ndokën, me qëllim për të paguar kredinë. Nuk kam marrë kurrë një dhuratë nga ndonjë politikan. As shtëpi, as bileta ndeshjesh për në San Siro, as pushime apo qoftë edhe një stilolaps. Nuk kam marrë kurrë dhuratë as një kupon nafte nga ndonjë oligark. Asnjë kacidhe!

Nuk jam e s'do jem kurrë e këtyre marifeteve dhe kur shoh sesi më shani, kur shoh disa që bëjnë parimorin dhe shesin moral mbi foton time më shfaqen aq shumë gjëra që di për ta e që po ju helmojnë ju që i ndiqni me sinqeritet.

Po kjo historia e taksave? Çfarë taksash pretendoni? Për ato që do paguani për 30 vjetët e ardhshëm besoj?!

Sa për mua, unë kam ngrënë vetëm taksat e mia dhe të askujt tjetër! Taksat tuaja kërkojini tek miliardat, zgjohuni nga narkoza se sot radha ime nesër nuk i dihet. Unë isha kocka që nuk i dhemb kujt. Dhe zakonisht këto zilitë e vogla e çajnë rrjetin, sepse si unë jemi në shumicë dhe me mua krahasohesh më lehtë sesa me të Fortët. Masakroni ata që punojnë e duartrokisni për ata qe ju vjedhin!

Në fund, dy fjalë për rrjetin: Rrjeti ka të drejtë, ai dhe shumë prej jush nuk keni faj. Mënyra sesi u orkestrua ky lajm, me qëllim mbulimin e halleve të ditës, ishte i përsosur. As unë nuk po e njoh veten në këtë valë urrejtje. Më duket sikur rroga ime e dytë, erdhi uji, iku uji, është problemi më i madh i vendit dhe unë heq dorë nëse kjo ju rregullon jetën. Por do gjej një tjetër, dy, tre, sepse të punoj është e vetmja mënyrë që njoh!

Bjeruni atyre që punojnë. Vajza, djem, gra, burra që nuk vjedhin, por punojnë. Aman vetëm ruani e mallëngjehuni me ata që iu vjedhin, tjetërsojnë prona e ju mashtrojnë nga mëngjesi në darkë. Amanet armatën atyre që “e ndritën” këtë vend e që duan të mendoni se kush punon duhet vrarë me bukë në gojë.

Dy ditë më parë u publikua lajmi se gazetaret Mira Kazhani dhe Bieta Sulo ishin të punësuara në UKT, në postet Këshilltare dhe  me paga respektive 85,000 dhe 55,000 lekë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...