Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi: Vjedhje serish ne kohe pandemie!

Diel, 03 May 2020 13:11

DEKLARATË E KRYETARIT TË FRPD, BELIND KËLLIÇI

 

Vjedhje serish ne kohe pandemie!

Pasi ka vjedhur cdo pale zgjedhje qe ka administruar qeveria e drejtuar prej tij, pasi vodhi 61 bashki edhe pse 85% e shqiptareve refuzuan te behen pjese e votimeve moniste, pasi vodhi zgjedhjet ne Akademine e Shkencave, tani Edi Rama po tenton te vjedhe dhe zgjedhjet ne universitete.

Urdheri i Besa Shahinit per te kthyer 3/5 e studenteve ne auditore, pa asnje mase sigurie, pa garantuar distancimin social, pa siguruar jeten dhe shendetin e studenteve dhe te stafit akademik, tregon padurimin e Edi Rames per kapjen e universiteteve permes votimeve moniste qe tashme po tenton ti organizoje dhe per drejtuesit e universiteteve.

Nderkohe qe ne te gjithe vendet e Europes dhe botes perendimore, qeverite kane hartuar paketa ndihme per studentet, kane ulur tarifat e akomodit ne konvikte, kane subvencionuar studentet per blerjen e paketave te internetit per te mundesuar vazhdimin e mesimit online dhe mbi te gjitha kane bere te ditur se per shkak te betejes me Covid-19, edhe viti i ri akademik do te rinise fillimisht online, Edi Rama me kete akt kriminal tregoi se etja e tij per pushtet prevalon edhe mbi shendetin dhe sigurine e qytetareve shqiptare. Zero mbeshtetje ka dhene qeveria per studentet ne kete periudhe pandemie dhe interesi i tij i vetem per studentet eshte thjeshte kapja e universiteteve.

I bejme thirrje Edi Rames te ndale menjehere tentativen e vjedhjes se zgjedhjeve ne universitete dhe te hartoje nje plan te detajuar se si do te mbyllet ky vit akademik pa rrezikuar sigurine e asnje studenti ose stafi pedagogjik. Zgjedhjet ne universitete duhet te organizohen atehere kur Shqiperia te jete kthyer ne normalitet dhe kur te garantohet e ti jepet mundesia 100% te studenteve per te hedhur voten e tyre dhe per te zgjedhur perfaqesuesit e tyre ne Senatin Akademik.

Sa per anullimin e zgjedhjeve fasade, mjafton te lexoje Nenin 38 te Rregullores “Per organizimin e zgjedhjeve per autoritetet drejtuese ne senatin akademik ne Universitetin e Tiranes”, i cili tregon qarte se KIZ i shpall zgjedhjet e pavlefshme ne rast se: “kane ndodhur fatkeqesi natyrore ne permasa te atilla, qe kane penguar pjesmarrjen e zgjedhesve ne votim”.

Shkurt, paster, qarte dhe e zeze mbi te bardhe!

Miqte e mi,

Edi Rama gjate ketyre 7 viteve ne pushtet, por mbi te gjitha gjate ketyre dy muajve ne kohe pandemie, tregoi se nuk ka asnje plan, asnje ide, asnje projekt, asnje strategji ne te mire te interesit publik e qytetar, por perkundrazi vendosi dhe nje rekord te ri vjedhje me koncesionin e kaluar para pak ditesh pikerisht ne periudhe pandemie.

Ne Nentor 2019 Shqiperia u prek nga nje fatkeqesi natyrore qe u shkaktua permes termetit, ne Mars 2020 u prek nga pandemia boterore e Covid-19, ne Qershor 2013 u prek nga fatkeqesia kombetare qe mbart emrin Edi Rama! Koha ka ardhur te shpetojme nje here e mire nga kjo e keqe e madhe qe ka grabitur te ardhmen e Shqiperise!

#Ditemetemira

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...