Meta: Beteja e parë dhe e fundit e çdo Presidenti është mbrojtja e Kushtetutës

Hënë, 04 May 2020 19:49

Gazetari (Roland Qafoku): Zoti President, ju në kohë paqeje bëni luftë të fortë, dhe në kohë lufte bëni paqe të fortë. A lidhet kjo me parimet tuaja apo ishte një rrethanë dhe ashtu ndodhi?Gazetari (Roland Qafoku): Zoti President, ju në kohë paqeje bëni luftë të fortë, dhe në kohë lufte bëni paqe të fortë. A lidhet kjo me parimet tuaja apo ishte një rrethanë dhe ashtu ndodhi?
Presidenti Meta: Unë në çdo kohë përpiqem të bëj gjënë e duhur. T’i qëndroj fort bindjeve të mia dhe detyrës sime, pavarësisht se cila është ajo në kuptimin e institucionit që përfaqësoj. Por është e padiskutueshme që në të gjitha kohët, edhe nëse ka pasur luftë apo jo, nuk i kam zgjedhur unë: – ato kanë qenë të imponuara, – kanë vënë në diskutim bindjet e mia dhe detyrën time, ndaj edhe unë nuk u jam shmangur asnjëherë. Pra gjithmonë unë kam qenë një kërkues i bashkëpunimit, në respekt të Kushtetutës, në përmbushje të objektivave të integrimit evropian të vendit, të çështjeve më madhore.
Gazetari: Më falni Zoti President! Mua më rezulton në studimet e mia të thelluara që në këto 30 vite të politikës shqiptare, ju jeni politikani, i cili keni bërë më shumë beteja politike që kanë lënë gjurmë në politikën e tranzicionit. Më lejoni t’i rikujtoj, sepse ju i dini shumë mirë, por për teleshikuesin: Beteja e parë, protesta në Poliçan që solli heqjen e imunitetit tuaj. 
Presidenti Meta: Beteja e para është për pluralizimin politik, në dhjetor 1990, por nuk ka problem!
Gazetari: Beteja e dytë: Fitorja si i vetmit deputet në zgjedhjet e vitit 1996 në Skrapar.
Presidenti Meta: E 22 marsit 1992! 22 mars! Nuk ka problem!
Gazetari: Jo, vazhdimi i kësaj, se ajo nuk ishte betejë! Por ajo bëri që ju të ishit nga të paktët deputetë të Partisë Socialiste në Kuvend.
Presidenti Meta: Po pra! Zgjedhjet e 22 marsit në 1992-n. Gjashtë deputetë të vetëm në mazhoritar të Partisë Socialiste.
Gazetari: Unë e kisha fjalën te pjesa e Partisë Socialiste në 1996-n, që pati shumë pak dhe u larguan.Presidenti Meta: E vërteta është që në vitin 1996 unë e humba betejën, por pasi...
Gazetari: Fituat luftën?
Presidenti Meta: Jo! Nuk ishte betejë në 1996-n, se zgjedhjet u manipuluan totalisht, por kur erdhën njoftimet në Tiranë se fituam edhe në Skrapar, atëherë u dha porosia: Mos se Skraparin, nuk do të na besojë asnjeri! Kështu që... Kjo është e vërteta! Kjo është e vërteta!
Gazetari: Ka qenë Kudret Çela, në mos gabohem?
Presidenti Meta: Nuk e di se kush ishte. Nuk ka rëndësi, por ata që bënin sikur po fitonin atje, por që dhanë lajmin e gëzueshëm që u fitua edhe këtu, ju dha porosia: Mos! Se nuk do të na besojë njeri që fituam edhe në Skrapar, kështu që ky ishte lajmi i Skraparit! Normalisht në 1996-n, se ishte e pamundur.
Gazetari: Ashtu? Nuk e konsideroni pas 30 vitesh. Në 1997 ishit pjesë e asaj beteje që tashmë njihet me regjimin, me pushtetin autokratik të Berishës. Më 4 tetor 2001 me KPD-në e famshme, ju keni qenë kryeministër dhe më pas dhatë dorëheqjen, më 5 maj 2004, po i kaloj shpejt, ju u shkëputët nga Partia Socialiste dhe krijuat LSI-në. Kjo ishte një betejë me të vërtetë për të mos u harruar. Në vitin 2009 beteja me Edi Ramën pas së cilës ju kaluat në koalicion me Berishën.
Presidenti Meta: Harruat 2008-n! Ishte më e madhe për ndryshimet e parregullta kushtetuese. Ishte shumë e rëndësishme, sepse sot vuajmë pasojat e ndryshimeve tepër të nxituara kushtetuese në 2008-n.
Gazetari: Po, edhe greva e urisë. 
Presidenti Meta: Ajo ishte një betejë që nuk ia vlen të shmanget, meqenëse e kaluat...
Gazetari: Shumë e drejtë! Beteja që tashmë dihet, me videon e Dritan Priftit, që ju e fituat në gjykatë. 
Presidenti Meta: Pas së cilës doli një video tjetër.
Gazetari: Pastaj doli, po, edhe një video tjetër. Unë kisha renditur, dhe kjo e fundit për grushtin e shtetit që e keni proklamuar si grusht shteti, unë e rendita si betejën e nëntë. Në fakt ju shtuat edhe nja dy-tri të tjera.
Presidenti Meta: Kjo është beteja për mbrojtjen e Kushtetutës që është beteja e parë dhe e fundit e çdo Presidenti për sa kohë ai është në detyrë.
Gazetari: A është kjo beteja më e fortë në të gjithë karrierën tuaj politike Zoti President? 
Presidenti Meta: Nuk e di, se nuk mendoj që jemi në fund të karrierës, kështu që...
Gazetari: Duke i krahasuar? Jo, deri më sot po them?
Presidenti Meta: Do të dëshiroja që të ishte e fundit në kuptimin e rivendosjes së normalitet kushtetues, ligjor, politik, ekonomik, shoqëror në vend, sepse kur bëhet fjalë për betejën për mbrojtjen e Kushtetutës, nuk bëhet fjalë thjesht për të mbrojtur një dokument, por bëhet fjalë për të mbrojtur të gjitha liritë dhe të drejtat e qytetarëve shqiptarë, cenimi i të cilave i detyron ata që të zbrazin vendin tonë siç praktikisht ka ndodhur dhe po ndodh, dhe unë po vij nga një vizitë treditore në rrethin e Kolonjës, një nga zonat më të bukura, një nga perlat e Shqipërisë, kur për fat të mirë pashë disa zhvillime pozitive siç ishte qendra e re e qytetit të Ersekës, që e ka ndryshuar pamjen e qytetit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...