Beqja fiton tenderin 800 milione, kurse per pensionistet kerkon uljen e pensioneve!

Hënë, 04 May 2020 21:37

Pashpirtesi ekstreme!

Beqja i partise vete fiton tenderin 800 milione te vet AKSHIT kurse per pensionistet kerkon uljen e pensioneve!

Miq, pikrisht diten qe fitoi tenderin e sigurt 800 milione lek dhe ndau me ndrikullen AKSHI-t, autoren e sa e sa tenderave sekret antiligjore, morali i te cileve eshte po vjedhim fshehtas trofene e radhes, Ilir Hajduti kerkoi uljen e rrogave dhe pensioneve per shkak te covid19.

Ky eshte nje akt pashpirtesie ekstreme, deshmi e nje degradimi total nga vjedhja e tij! sb

Ketu me poshte keni hetimin e gazetarit per kete vjedhje sekrete te radhes.

E pabesueshme/ Firma e Ilir Beqaj sapo fitoi tender tjetër me vlerë 800 milionë lekë
Shkruar nga: M Gjini

Nuk ka mundësi! Nuk ka se si shqiptarët të vidhen në këtë mënyrë! Kompania e Ilir Beqajt, e atij personazhit që pasi përfitoi mbi 6 milion euro tendera gjatë 7 viteve të Rilindjes, kërkoi uljen e pensioneve, ka fituar përsëri një tender të ri me vlerë rreth 800 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Siç kemi përmendur dhe më parë, INTECH+ deri në datë 09.09.2013 kishte si ortak mazhoritar Ilir Beqaj me 51% të aksioneve në pronësi dhe pas kësaj date ai ia kaloi këto kuota ortakut tjetër minoritar të shoqërisë dhe mikut të tij Sokol Sinani, pas ardhjes në pushtet të PS. Sot e kësaj dite Sokol Sinani është administrator dhe ortak i vetëm.

Objekti i tenderit më të fundit të fituar nga kompania e Beqaj është “Mirëmbajtja e infrastrukturës Oracle Exadata”. E gjeni dot se cili entitet do t’i harxhojë këto para? Jo? Po ua themi: AKSHI, ose ndryshe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit.

Emër i dëgjuar ë? Po, pikërisht ata tipat që ndër të tjera merren dhe me E-Albania. Rezulton se kjo shifër prej rreth 800 milionë lekë të vjetra do të shkojë për mirëmbajtje. Tenderi është publikuar ditën e sotme dhe mban numër reference REF-52564-03-03-2020.

Nga dokumentat publikë mësohet se INTECH+ e ka fituar këtë tender si bashkim operatorësh bashkë me INFOSOFT SYSTEMS SHPK. Epo, i gëzofsh i dashur Ilir edhe këto miliona të tjera nga paratë e shqiptarëve!JOQ.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...