Liria dhe pavarësia duhet të mbrohen çdo ditë sepse në kohë të reja cenohen në mënyra të reja”,Presidenti Meta mesazh në Ditën e Dëshmorëve.

Tuesday, 05 May 2020 10:44

Presidenti apelon për vigjilencë më të madhe në luajtjen e lirisë dhe pavarësisë sepse sipas tij në kohë të reja gjenden mënyra të reja për të cenuar pavarësinë e një shteti.

“I përshëndes sepse nuk patëm mundësi t’i takonim familjarët e te reneve për shkak të COVID-19. Të mos bëhemi mendjelehtë dhe të marrim lirinë dhe pavarësinë si të lehte. Nëse nuk jemi të vëmendshëm dhe vigjilentë ato janë gjithmonë të cenueshme, ndaj sot dua të apeloj për ti kushtuar vëmendje më të madhe edukimit të të rinjve me luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare me të vërtetat dhe sakrificat e saj. Do ishte mirë ti kushtonim më shumë vëmendje në procesin e edukimit dhe mësimdhënies. Liria dhe pavarësia duhet të mbrohen çdo ditë sepse në kohë të reja cenohen në mënyra të reja”, tha Presidenti.

I pyetur nga gazetarët lidhur me vendimin që pritet të japë sot Këshilli i Lartë Gjyqësor për Ardian Dvoranin, Presidenti Meta nuk pranoi te komentonte, por tha se jane koherat per t’u angazhuar plotesiasht qe liria e Shqiperise te realizohet plotesisht.

“Sot është dita e dëshmorëve, e nderimit tonë për ata që kanë dhënë jetën dhe gjithçka të shenjtë për vendin tonë. Është një ditë për të shprehur përulësi ndaj veprës së tyre, por edhe për të përshëndetur, familjarët, pasardhësit e tyre që sakrifikuan gjatë asaj lufte. Është një ditë për tu angazhuar që Shqipëria e lirë të realizohet plotësisht”, tha Meta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...