Kurba qesharake/Pse qeverisë i duhet një ‘shpërthim’ i rasteve tani.

Tuesday, 05 May 2020 12:08

Kurba e koronavirusit në Shqipëri nuk rresht së befasuari. Pas disa ditësh me raste të pakëta në vend, sot ato janë dyfishuar.

Nuk është ky lajmi, por fakti se janë shtuar të paktën gjashtë vatra të reja, të cilat nuk dihet nga e kanë origjinën.

Mes tyre, një vatër në Kamzë. Ky qytet futet kështu në hartën e përgjithshme, edhe pse prej shumë ditësh ka pasur raportime dhe dyshime se virusi ka mbërritur aty.

Por përse duhet një kërcim i tillë i rasteve në këtë moment për ta bërë kurbën akoma më qesharake?

Arsyeja mund të lexohet në disa portale, që thonë se kërcimi i rasteve ka lidhje me nisjen e lehtësimit nga kjo e hënë.

Në fakt, nisur nga koha e inkubimit, nuk mund të presësh që rastet të shpërthejnë kaq shpejt. Megjithatë qeverisë i duhet një kërcim tani për të vazhduar kontrollin e tyre mbi shqiptarët, duke kërcënuar se mund të imponojë rikthim të izolimit.

Ekonomia shqiptare është ndër më të goditurat në botë si shkak i virusit, ndërsa familjet po vuajnë kohëra të vështira.

Një rikthim në kushtet e izolimit do të ishte goditje fatale për vendin. @syri.net

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...