Letra e Presidentit për mbarimin e mandatit të kreut të KED/ KLGJ mbledhje online, nis shqyrtimin e çështjes ‘Dvorani’

Tuesday, 05 May 2020 13:36

Ashtu siç ishte përcaktuar, ditën e sotme është mbledhur online Këshilli i Lartë Gjyqësor, i cili do të shqyrtojë çështjen e Ardian Dvoranit, të cilit i ka mbaruar mandati si kryetar i KED dhe anëtar i Gjykatës së Lartë. Shkas u bë një letër e Presidentit Ilir Meta drejtuar këtij institucioni dhe KLGJ-së për t’i vendosur në dijeni se Dvorani s’mund të jetë më anëtar i GJL as kreu i KED pasi i ka mbaruar mandati prej 2014 (vakancat minimale në GJL janë plotësuar).

Po ashtu, kujtojmë se Dvoranit iu pranua kërkesa për shtyrje të afatit të paraqitjes së argumenteve, të cilat nuk dihet kur do t’i japë (sot apo para përfundimit të afatit). Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami pohoi se shpjegimet e Dvoranit ky institucion i ka marrë në dispozicion. Ndërkohë, Erjon Muharremi tha se për çështjen në fjalë, kërkohet mendim dhe nga partnerët.

Për mbledhjen e sotme, gazetarët kërkuan edhe një koment nga presidenti Ilir Meta, por ky i fundit preferoi që të fliste me kode, teksa u shpreh se kjo është një ditë për t’u angazhuar që Shqipëria e lirë dhe demokratike të realizohet plotësisht. Tashmë me mbarimin e mandatit Ardian Dvorani duhet të largohet si anëtar i Gjykatës së Lartë, njëkohësisht dhe nga kreu i KED por gjithashtu duhet të vijojë përballjen me drejtësinë ndaj kallëzimeve penale nga Presidenti Meta jo më me si anëtar i këtij institucioni.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...