Qëndrimet e maxhorancës rrisin krizën në vend/ Bylykbashi: Të ulen dhe të punojnë për konsensus të vërtetë

Hënë, 11 May 2020 16:17

Ish deputeti i PD Oerd Bylykbashi përmes një lidhje në “Skype” në “Neës 24” deklaroi se Reforma Zgjedhore duhet të bëhet për të gjithë shqiptarët, ndërsa shtoi se nevojitet zgjidhje konkrete.

“PD ka pasur dy kërkesa për Reformën Zgjedhore. PD dëshiron që reforma të mbyllet pa vonesë brenda 31 majit dhe e dyta për cështjet e trajtuara që nuk janë trajtuar nga maxhoranca, ne duam që të shqyrtohen. Maxhoranca ka kërcënuar, se nëse ne nuk biem dakord, ne shkojmë e miratojmë vetëm. Ne si PD duam të jetë e qartë se kush janë qëndrimet e maxhorancës.

Maxhoranca duhet të ulet e të punojë për një konsensus të vërtetë. Kompromisi i janarit kërkon që edhe maxhoranca e opozita të arrijnë një konsensus. Maxhoranca të ulet me ne për shumë ccështje si shit-blerja e votës, goditjen e krimit zgjedhor, depolitizimi i administratës etj. Duhet gjendur zgjidhje konkrete. Kodi  Zgjedhor duhet të jetë i shqiptarëve dhe i partive politike, pasi BE e dëshiron për hapjen e negociatave”, tha Bylykbashi.

Oerd Bylykbashi theksoi më tej se qëndrimet e maxhorancës janë kundër rekomandimeve të OSBE ODIHR-it dhe organizmave ndërkombëtarë.

“Qëndrimet e maxhorancës rrisin krizën në vend. Propozimet tona janë tërësisht në përputhje me OSBE ODIHR. Kjo tregon se maxhoranca nuk do të arrijë në kompromis. Ne propozojmë edhe futjen e teknologjisë në zgjedhje. Votimi elektronik eliminon votimin familjar dhe votimet e emigrantëve në mënyrë të paligjshme.

Eliminon burrokracitë. Vota e shqiptarëve asesi nuk duhet vjedhur. Ata që administrojnë procesin duhet të jenë apolitikë dhe të ruajnë zbatimin e ligjit. Komisionerët nuk duhet të jenë të administratës, pasi kështu është politike”, u shpreh Bylykbashi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...