'Mbyllja në 17:30, një maskarallëk politik'/ Vasili: Mos vallë Covid-19 'tërbohet' e del rrugëve vetëm pas kësaj ore?

Hënë, 11 May 2020 19:03

Shqipëria regjistroi ditën e sotme vetëm 4 raste të reja me Covid-19, ndërkohë që prej orës 17:30 Tirana dhe zona të tjera të vendit nisin shtetrrethimin.

Për nënkryetarin e LSI, Petrit Vasili ky është një maskarallëk politik që ka zero ndikim mbi pandeminë.

 

"Mos vallë coronavirusi "tërbohet" e del rrugëve vetëm pas orës 17.30?", pyet Vasili në reagimin e tij.

 
 
 

Reagimi i plotë:

 
 

Mbyllja ne oren 17.30 nje MASKARËLLËK politik, qe ka ZERO ndikim mbi Pandemine!!

Tirana futet ne shtetrrethim ne oren 17.30.

Mos valle coronavirusi "terbohet" e del rrugeve vetem pas ores 17.30??

Mos valle Tirana qe gumezhin nga njerezit gjate paradites dhe ngujohet ne shtetrrethim ne 17.30 e beson kush se mbrohet kesisoj nga corona?

Mos valle ekziston ndonje shpjegim shkencor, qe shpjegon kete gjoja karantine te shqyer me ore te tera e qe me pas mbyllet dhe fle ne muzg?

Mos valle ka ndonje teori shkencore qe shpjegon dot nje idiotesi te tille te lige?

Kjo mbyllje ka ZERO efekt dhe vlere shendetesore.

Kjo mbyllje ka ZERO argumente shkencore.

Kjo mbyllje ka ZERO efekt ne kontrollin e Pandemise.

Cilido pseudoprofesionist, qe mund ta kete mbeshtetur kete turp ka shkelur mbi veten.

Ky eshte nje MASKARËLLËK Politik, qe s'ka asnje lidhje me mbrojtjen nga Pandemia.

Si i tille refuzimi i tij eshte i ligjshem, sepse eshte nje SHTERRETHIM politik pa argumente shkencore,pa fakte dhe pa statistike.

Ky eshte dhunim lirie i paligjshem.

Paligjshmeria REFUZOHET!!!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...