Tronditëse/ Rama krenohet me çmimet e ilaçeve, babai i 4-vjeçares: Po më vdes vajza...

Tuesday, 12 May 2020 14:24

Edi Rama ka vizituar sot një depo farmaceutike ilacesh, duke thënë se në të po ruhen barnat, e se ambientet janë te standardeve europiane.

Rama deklaroi se nëse deri dje, ilaçet shiteshin nëpër farmaci pranë QSUT sa frëngu pulën, sot barnat janë në një depo të standardeve më të mira.

‘Deri dje pa asnjë sistem e garanci për barnat, që mungonin në spital dhe shiteshin sa ‘frëngu pulën’ farmacive të mbira si kërpudhat rrotull QSUT, ndërsa sot me një depo moderne barnash të standardeve europiane, që garanton sistemin e furnizimit, sigurinë e medikamenteve, transparencën e konsumit të tyre për pacientët e QSUT’, shkruan Rama në postimin e tij.

Por teksa Rama krenohej me çmimet e ilaçeve, në kohën kur asnjë shqiptar nuk di që çmimet e tyre të jenë ulur, një lajm u bë viral në media.

Një fëmijë 4-vjeç nga një fshat i Elbasanit është transportuar në QSUT pasi ka pësua djegie të rëndë pas kontaktit me ujë të nxehtë në shtëpi.

Babai i fëmijës, Pëllumb Kurti kërkoi ndihmë për të blerë ilaçet për vajzën e vogël, teksa u shpreh se ilaçet kushtojnë 600 mijë lekë të vjetra.

‘Unë nuk kam të ardhura. I bëj thirrje kryeministrit sa më shpejt, se po më vdes fëmija në spital

Doktoresha ma dha recetën, më tha ik, dhe tha nuk ka mundësi ku t’i gjej. Ajo po përpiqet kashtë mase, por nuk është faji i saj. Por fëmija po nuk mori këto ilaçe, bëjnë 600 mijë lekë. Fëmija u dogj me ujë të nxehtë. Unë jam Pëllumb Kurti Vajza ime është Bukurie Kurti. Dua të më shërohet sa më shpejt fëmija. Vijmë nga Elbasani’, tha Kurti për mediat.

 
 

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...