Kisha Katolike shqiptare i bashkohet lutjeve dhe faljeve të përbotshme për zhdukjen e koronavirusit

E mërkurë, 13 May 2020 13:44

Edhe katolikët e Shqipërisë do të bashkohen me besimtarët e botës më 14 maj, në Ditën Botërore të lutjes, agjërimit dhe e veprave bamirëse, për çlirimin e globit nga koronavirusi. Kryetari i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot George Frendo, kryeipeshkëv metropolit i Tiranë-Durrësit, ua ka propozuar nismën edhe bashkësive të tjera fetare, njoftoi Vatikani.

 Me vetëdijen se lutja është “arma më e mirë”, krerët e të gjitha besimeve fetare u kanë kërkuar bashkësive të tyre, t’i përgjigjen kërkesës së Komitetit të Lartë për Vëllazërimin Njerëzor - fryt i nënshkrimit të Dokumentit të 4 shkurtit 2019 nga Papa Françesku dhe Imami i Madh i Al-Azharit, Ahmed Al-Tayyeb - për t’u lutur, për të agjëruar e për të bërë vepra bamirëse më 14 maj, në Ditën Botërore, që synon t’i përfshijë të gjithë ata, që besojnë në Zotin e në të mirën, në britmën e përgjëruar të njerëzimit drejtuar të Tejetlartit për ta ndalur përhapjen e Covid-19.

Në një intervistë të Elidon Dodajt, kryetari i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot George Frendo, kryeipeshkëv metropolit i Tiranë-Durrësit, u bën thirrje besimtarëve katolikë, por edhe bashkësive të tjera fetare në Shqipëri, të marrin pjesë në këtë lutje korale. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...