Reforma, Kadilli: Opozita kërkon garanci për të mbrojtur integritetin e zgjedhjeve

E mërkurë, 13 May 2020 15:17

Opozita kërkon nga reforma zgjedhore garanci, të cilat mbrojnë integritetin e procesit zgjedhor pasi zgjedhjeve të fundit u ka munguar besueshmëria.

Kështu u shpreh anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli gjatë një interviste për Euronews Albania teksa foli për zhvillimet e fundit në Këshillin Politik.

“Këshilli Politik synon të gjejë marrëveshje politike për zgjedhjet, e cila ka të bëjë vetëm me një gjë, si të garantohet opozita, jo mazhoranca, sepse si garantohet mazhoranca e kemi parë,” – tha Kadilli teksa shtoi se opozita kërkon marrëveshje “për të garantuar integritetin e procesit zgjedhor integritet për të cilin”, siç tha Kadilli, opozita “ka sakrifikuar shumë duke shkuar deri në veprime ekstreme” duke nënkuptuar këtu djegien e mandateve parlamentare dhe bojkotimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019

PD i sheh të padobishme mbledhjet e Këshillit Politik nëse ato nuk tejkalojnë vijat e kuqe të diktuara nga mazhoranca. Në vijat e kuqe bëjnë pjesë propozimi që administrimi i zgjedhjeve të bëhet nga administrata shtetërore dhe vajtja në zgjedhje pa qeveri tranzitore

“Si mund të garantohet opozita me nëpunësit e administratës? Ky po i heq nga administrata që mbrohen me ligj, kjo vetëm që të mos i ketë demokratët apo jo-socialistët rrotull. Kjo është sëmundja e madhe e administrimit normal, jo më në zgjedhje,” – u shpreh Kadilli teksa mori si shembull Bashkinë Selenicë ku sipas tij janë larguar nga puna mbi 40 persona nga administrata.

Kadilli theksoi se opozita kërkon garanci për administrimin e zgjedhjeve, pasi atyre u mungon besueshmëria.

Për sa i përket kundërshtimit të propozimeve për qeveri tranzitore, Kadilli theksoi se në këtë mënyrë qeveria po tregon se nuk ka vullnet të tolerojë zhvillim zgjedhjesh normale.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...