Kryemadhi:Mbyllja e Ora News akt lufte, Rama armik i demokracisë

Premte, 15 May 2020 17:53

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ka cilësuar si një akt lufte ndaj medias dhe fjalës së lirë, shkresën e sotme të dërguar nga ISSH për mbylljen e aktivitetit të Ora Neës, duke e quajtur Edi Ramën armik të demokracisë.

‘Mbyllja e televizionit Ora është një akt lufte ndaj medias së lirë, fjalës së lirë, ndaj demokracisë në Shqipëri!

Edi Rama është armik i demokracisë, i votës së lirë, i ekonomisë së tregut, i arsimit të të rinjve!

Atë e tmerron çdo media që nuk e kontrollon. Atë e tremb çdo gazetar i lirë që nuk është në borderotë e tija të korrupsionit. Atë e frikëson çdo biznesmen që nuk i përulet për të qenë pjesë e oborrit të tij të korrupsionit. Atë e shkallon çdo i ri apo student që është kundër ç’reformave të tij në arsim. Atë e nxjerr nga “fiqiri” vota e lirë e çdo qytetari!

Televizioni Ora do e fitojë betejën, me këtë akt të pashembullt diktatorial dhe kriminal, por fatkeqësisht do të jenë taksat e shqiptarëve, që do të paguajnë çmenduritë e këtij individi të papërgjegjshëm dhe armik të lirisë!

Unë dhe LSI jemi në krah të medias dhe fjalës së lirë!

Dënojmë me forcë këtë veprim të paprecedentë të Qeverisë së Hashashit dhe PPP-ve!

Asnjë kërcënim, asnjë gjobë apo burg nuk do të mund të na friksojë në rrugën tonë pa kthim pas për një Shqipëri demokratike, me media të lira. Për një Shqipëri të tregut dhe konkurrencës së lirë! Për një Shqipëri ku vendos vota e lirë e qytetarëve për qeverisjen dhe administrimin e shtetit!’

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...