Akti barbar i rilindasit stalinist mbi Televizionin Ora, asnjë risi në formimin dhe kulturën e tij

Saturday, 16 May 2020 17:25

Nga Bujar Nishani -

Akti barbar i rilindasit stalinist mbi Televizionin Ora nuk përbën asnjë risi në formimin, kulturën, qasjen shoqërore dhe interesat e tij.

Le t'i marrim me rradhë këto dimensione barbare !

Një qënie e formuar në batakun e bllokut stalinist të Tiranës hoxhiste, ku dominonte fryma e përbuzjes, dhunimit, mohimit, shpërfytyrimit e urrejtjes për “të tjerët”, kuptohet se çfarë formimi do të merrte

Një pasardhës i një rrethi familjar ku firmoseshin dënime, internime, shpronësime, ekzekutime e varje në litar të poetëve e shkrimtarëve, të atyre pak njerëzve në këtë vend që mbartnin dimensionin e lirisë, nuk mund të sillte kulturë ndryshe !

Një i pushtetshëm që pushtetin e prodhoi prej krimit dhe grupeve kriminale e që institucionet e shtetit që dominonte i mbushi me përfaqësues të botës së krimit dhe trafikantë të regjur, qasje tjetër shoqërore nuk mund të kishte !

Një prototip atipik i korrupsionit genetik, ku spikat padyshim grabitja e truallit të lulishtes publike për të ndërtuar pallatin luksoz të familjes mes Tiranës, nuk mund të ketë tjetër veç interesa mafioze !

Pra një identitet i tillë brenda këtyre dimensioneve nuk mund ta pranojë një media jashtë oborrit, gazetarë që thonë të vërtetën, televizion që i shërben interesit publik, bisnesmenë që nuk i qurraviten para thesit të parave të shtetit dhe shqiptarëve.

Sulmi barbar ndaj Televizionit Ora, konfirmon fabulën mijëra vjeçare se krimi përsëritet po qe se ai mbetet pa u ndëshkuar. Një media u sulmua, dhunua dhe asgjesua pak kohë më parë, në këtë vend. Sot, veç humbjes së një zëri të pavarur publik, xhepi i shtetit shqiptar është dëmtuar rëndë me një gjobë prej qindramiljon eurosh si shpagim ndaj mllefit personal të një barbari të rilindur.

Ky është dëmi më i madh ekonomik që ka shkaktuar një qeveritar ndaj shtetit në tërë historinë e tij. Mjerimi ku ka përfunduar sot drejtësia shqiptare duket sikur një krim i tillë i rëndë ndaj shtetit do të harrohet e varroset ! Gabim !!!!

Shqiptarët u mbajtën për 45 vjet të shtypur, të dhunuar, të mashtruar, të frikësuar, por jo pafundësisht.

Rrethanat, koha, fuqitë, interesat, motivimet sot janë totalisht të ndryshuara. Ndaj bërja e drejtësisë ashtu siç duhet dhe siç shqiptarët e meritojnë nuk ka alternativë! Edhe dëmi ndaj xhepit të shtetit do të shlyhet, edhe lulishtja e qytetit do të rikthehet, edhe liritë e dhunuara do të kompensohen, edhe banda do të zhbëhet !

#TëRingremëShqipërinë 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...