Teatri/ Basha: Afera e pastër korruptive, SPAK të hetojë vendimin e Këshillit për shembjen e godinës

Saturday, 16 May 2020 17:51

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një intervistë për emisionit “Kjo Javë” në ‘News 24’ të gazetares Nisida Tufa deklaroi se çështja e Teatrit Kombëtar është aferë e pastër korruptive.

Teksa parashtroi faktin se ku gjeti qeveria 30 milionë euro për teatrin, me ironi Basha shtroi pyetjen se mos vallë ato i përkasin kryebashkiakut Veliaj, duke e quajtur atë ‘Lali Figu’.

Mes të tjerash lideri i PD-së tha se për çështjen e teatrit vihet në provë vijueshmëria e disa institucioneve, siç është SPAK, që sipas tij duhet të hetojë vendimin e Këshillit Bashkiak për shembjen e teatrit.

“Teatri është afera e radhës e korrupsionit të Edi Ramës. Ne jemi i vetmi vend në botë që në mes të pandemisë, qeveria në shkelje të ligjit, po vrapon të shemb një ndërtesë që është monument kulture, në një aferë që është e lidhur me zabtimin e territorit dhe ndërtimin e kullave. Tani thonë, se afera e kullave është vënë në aneks. Thone se teatrin do e bëjmë me lekët tona! Unë kam takuar këto ditë qytetarë, biznese, në Sukth Durrës, në Shijak, gjendja është aty ku nuk mban më. Në këto dy muaj që ka nxjerr Rama, është 58 milionë euro. Dje nuk është bërë asnjë pagesë. Ti paske 30 mln euro për teatrin?! Po ku i gjeti? Janë të lali Fikut. Ai është përgjegjës që ka infektuar Krujën,. Kurbin, Dhe dje kemi parë infektime në Durrës. Ai i ka rrasur nënat shqiptare në hapësira të vogla. Sepse ai refuzon që t’i paguaj. Paratë e taksave, ua çon incenatorëve. Ka hequr TVSh për jahtet. Kush ka jahte? Oligarkët. Pandemia e nxori lakuriq. Ai është e keqja e këtij vendi. Teatri është aferë e pastër korruptive. Këtu tregohet se nuk funksionin asnjë normë e shtetit ligjor. Është test për disa institucione, siç është SPAK, që duhet të hetojë vendimin e Këshillit Bashkiak. Dhe anën e paligjshmërisë, pasi Bashkia nuk ka të drejtë të shemben një monument kulture. I gjithë ky turravrap, bëhet me një qëllim, që të hiqet vëmendja që Rama është kryeministri më i dështuar në Ballkan, si rezultat i dështimit të ndihmës për njerëzve. Shqipëria ndodhet para një dimri ekonomik më të keqin. Kriza ekonomike do të jetë me e thellë”, tha Basha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...