“Ministria e Mbrojtjes prej 7 vitesh e pushtuar nga oligarkët dhe abuzuesit”- Gjeneral Ahmetaj flet për funksionet që ka ushtruar pas daljes në rezervë dhe sulmet politike

Saturday, 16 May 2020 20:05

Gjenerali, Piro Ahmetaj, aktualisht Këshilltari për Sigurinë Kombëtare në PD, ka akuzuar Ministrinë e Mbrojtjes se është pushuar prej 7 vitesh nga ata që ai i quan “shkelësit e kushtetutës, abuzuesit me pronat e Ushtrisë dhe oligarkët”

Në komentin e tij në Facebook, Ahmetaj thekson se prej vitesh ka patur sulme për gradën e Gjeneralit që i mban dhe funksionin që ka ushtruar pas daljes në rezervë.

“Konsideratat e medias si dhe qytetarëve i çmoj si vëmendje ndaj çështjeve të Sigurisë Kombëtare dhe më posaçërisht, si mbështetje për kontributet dhe sakrificat e komunitetit të: “ushtarakëve, policëve, inteligjencës, mjekësisë, emergencave, etj”.
Edhe nga kjo përgjegjësi politike, garantoj se shkelësit e kushtetutës, ligjeve, abuzuesit me pronat e FA, korrupsionit propagandistik, kamikazët, delirantët, militantët, cinikt dhe sekserët e oligarkëve që e kanë “pushtuar” MM në 7 vjet, shumë herët do përballen me institucionet e ringritura të drejtësisë.

Vetëm disa prej 100-ra opinioneve i kam ndarë në faqen personale FB.  Por mbasi jam informuar se, një ushtri “minjësh të uritur përdiarenë e mbetur në kazanin e pusht-etitpa i lexuar fare përmbajtjen, referencat e shkeljeve kushtetuese, ligjore, standardeve të NATOs, etj, i kanë “ndërsyer me shpifje dhe fyerje”, ndaj integritetit të gradës së lartë ushtarake ushtarake dhe funksioneve shtetërore që kam ushtruar; për angazhimin në politikë mbas daljes në rezervë, specifikisht për këtë opinion, por dhe jo vetëm”, thekson Ahmetaj.

Më tej ai ka listuar disa sqarime për Ministrin ëe Mbrojtjes dhe Komisionin e Sigurisë Kombëtare. “Sigurisht nuk i`a vlen të harxhosh as 1 sekondë kohë me këtë “sekt-Konesh pa emër”, por, në respekt të kolegëve, dashamirësve dhe opinionit publik, më duhet të ri-përsërisë disa sqarime:

Së pariPër tu përballur me shpifjen bastarde të Komisionit (rrezikut) të Sigurisë Kombëtare, si dhe MM, ndaj një akuze që: “de-legjitimonte ushtrimin e funksionit të këshilltarit; që denigronte integritetin e gradës së lartë ushtarake (gjeneral),si dhe cënonte Institucionin e Presidentit”, në Shtator 2015: “dhashë dorëheqjen nga funksioni; bëra menjëherë padi në gjykatë dhe dola përkohësisht në rezervë nga uniforma”. Mbas kërkesës që i adresova Presidentit, Kryeministrit, Kryetarit të Kuvendit (dijeni Ambasadorit të USA dhe në media), u zhvillua një proces korrekt investigimi nga institucionet përgjegjëse. Përgjigjja, ku sigurisht është ri-konfirmuar pastërtia e figurës sime ndaj shpifjes (akuzës) është e administruar në Institucionin e Presidentit si dhe në gjykatën e lartë.

Më tej, me 6 vendime (6 me 0) në 3 shkallët e gjykatave, u hodhën poshtë akuza dhe pretendimet e K(rr)SK  dhe Ministrise së Mbrojtjes. Si e tillë, u ri-emerova si këshilltarit ushtarak, funksion që e ushtrova me 2 Presidentë për pothuaj 6 vjet. “Duke e ri-konfirmuar sa më sipër, është zyrtarisht dhe lehtësisht e çerifikuar për cilindo të interesuar, dëshiruar, merzitur, apo edhe për “sekserët e stërvitur” për t’u vetë përdhosur nga oligarkët e pushtetit”.

Së dyti: kështu, përtej krenarisë për kontributet dhe integritetin përgjatë 36 vjetëve nën uniformën ushtarake, “normalisht” kam qënë i shoqëruar edhe nga zhgënjimmet, mosmirënjohësit, cinikët, shpifësit-pervers, POR, gjithmonë jam udhëhequr nga parimi i përbotshëm: “nëse merresh me qentë dhe konet që të lehin rrugëvehumbet destinacionin”  dhe besoj prandaj kam arritur deri këtu …!”, thekson Ahmetaj

Komenti i plotë  i Gjeneral ®  Piro AHMETAJ:

RESPEKT për oponencënNEVERI ndaj minjëve të kazanit të pusht-etit

  1. Paraprakisht, më duhet të falenderoj 10-ra gazeta dhe portale për publikimin e opinionit:

Propozimet për Gjeneralë = në shkelje të Kushtetutës dhe denigrim të integritetit të ushtarakëve”!

Po ashtu, përshëndes disa mijëra kolegë/miqe brenda dhe jashtë vendit, për konsideratat inkurajuese si dhe rezervat racionale që më kanë adresuar jo vetëm në këtë rast, por edhe përgjatë 15 viteve të fundit.

  1. 2. Konsideratat e medias si dhe qytetarëve i çmoj si vemendje ndaj çështjeve të Sigurisë Kombëtare dhe më posaçërisht, si mbështetje për kontributet dhe sakrificat e komunitetit të: “ushtarakëve, policëve, inteligjencës, mjekësisë, emergencave, etj”.

Edhe nga kjo përgjegjësi politike, garantoj se shkelësit e kushtetutës, ligjeve, abuzuesit me pronat e FA, korrupsionit prapagandistik, kamikazët, delirantët, militantët, cinikt dhe sekserët e ologarkëve që e kanë “pushtuar” MM në 7 vjet, shumë herët do përballen me institucionet e ringritura të drejtësisë.

  1. 3. Vetëm disa prej 100-ra opinioneve i kam ndarë në faqen personale FB. Por mbasi jam informuar se, një ushtri “minjësh të uritur për diarenë e mbetur në kazanin e pusht-etitpa i lexuar fare përmbajtjen, referencat e shkeljeve kushtetuese, ligjore, standarteve të NATOs, etj, i kanë “ndërsyer me shpifje dhe fyerje”, ndaj integritetit të gradës së lartë ushtarake ushtarake dhe funksioneve shtetërore që kam ushtruar; për angazhimin në politikë mbas daljes në rezervë, specifikisht për këtë opinion, por dhe jo vetëm.
  1. Sigurisht nuk i`a vlen të harxhosh as 1 sekondë kohë me këtë “sekt-Konesh pa emër”, por, në respekt të kolegëve, dashamirësve dhe opinionit publik, më duhet të ri-përsërisë disa sqarime:

Së pariPër tu përballur me shpifjen bastarde të Komisionit (rrezikut) të Sigurisë Kombëtare, si dhe MM, ndaj një akuze që: “de-legjitimonte ushtrimin efunksionit të këshilltarit; që denigronte integritetin e gradës së lartë ushtarake (gjeneral),si dhe cënonte Institucionin e Presidentit”, në Shtator 2015: “dhashë dorëheqjen nga funksioni; bëra menjëherë padi në gjykatë dhe dola përkohësisht në rezervë nga uniforma”. Mbas kërkesës që i adresova Presidentit, Kryeministrit, Kryetarit të Kuvendit (dijeni Ambasadorit të USA dhe në media), u zhvillua një proces korrekt investigimi nga institucionet përgjegjëse. Përgjigjigja, ku sigurisht është ri-konfirmuar pastërtia e figurës sime ndaj shpifjes (akuzës) është e administruar në Institucionin e Presidentit si dhe në gjykatën e lartë.

Më tej, me 6 vendime (6 me 0) në 3 shkallët e gjykatave, u hodhën poshtë akuza dhe pretendimet e K(rr)SK  dhe Ministrise së Mbrojtjes. Si e tillë, u ri-emerova si këshilltarit ushtarak, funksion që e ushtrova me 2 Presidentë për pothuaj 6 vjet. “Duke e ri-konfirmuar sa më sipër, është zyrtarisht dhe lehtësisht e çerifikuar për cilindo të interesuar, dëshiruar, merzitur, apo edhe për “sekserët e stërvitur” për t’u vetë përdhosur nga oligarkët e pushtetit”.

Së dyti: kështu, përtej krenarisë për kontributet dhe integritetin përgjatë 36 vjetëve nën uniformën ushtarake, “normalisht” kam qënë i shoqëruar edhe nga zhgënjimmet, mosmirënjohësit, cinikët, shpifësit-pervers, POR, gjithmonë jam udhëhequr nga parimi i përbotshëm: “nëse merresh me qentë dhe konet që të lehin rrugëvehumbet destinacionin”  dhe besoj prandaj kam arritur deri këtu …!

Në përmbyllje, respekti ndaj mendimit ndryshe por dhe neveria ndaj “minjëve të tepsisë së pusht-etit”, më bëjnë edhe më të përgjegjshëm dhe vendosur për të kontribuar më fortë, për të “rikthyer në shina demokratike sistemin e sigurisë kombëtaremodernizimin “jo me autoblinda, lëndë lotësjellëse dhe mjete dhune për të mbajtur me forcë pusht-etin”, POR për të zhvilluar kapacitete për sigurinë e jetës, shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve; mbrojtjen e stabilitetit demokratik dhe interesave kombëtare, si dhe mjekimin e meritokracisë, kohezionit, respektit reciprok dhe besimit në zinxhirin e drejtimit të FA.

Nëse jeni i/e interesuar, bashkëlidhur gjeni për opinionin e zgjeruar !

Ju faleminderit ” !

*Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD.

 Propozimet për Gjeneralë =

Në shkelje të kushtetutës dhe denigrim të integritetit të ushtarakëve”!

Paprakisht, risjell në kujtesë për publikun e gjerë një përmbledhje të shkeljeve të rënda të kushtetutes, ligjeve, papërgjegjshmërisë shtetërore, politizimin, delitantizmin, cinizmin si dhe korrupsionin e konsumuar në 7 vjet nga Institucioni i Mbrojtjes (MM), të tilla si:ndryshimet strukturore dhe abuzimet me objektet dhe burimet e mbrojtjesrikthimin e politizimit dhe shpërdorimin politik të FA (në Rinas; zgjedhjet e PS të 30 Qershorit 2019, etj); gradimet dhe emërimet politike si dhe me konflikt interesi në strukturat e drejtimit dhe kontrollit demokratikulja drastike dhe devijimi me VKM (te MB)i buxhetit; “grusht modern shteti” me balancat e pushtetit; vënien në shërbim të interesave të drogës të infrastrukturave detare, ajrore, tokësorekorrupsionin propagandistik me tenderat për uniformën, karburantin, ushqimet, GPS-ët, muzeun e FA,etj, në kurriz të nevojave jetike të qytetarëve, të prekur nga tërmeti dhe Covid-19 si dhe për kërcënimin e “karriges me merit” të RSH në tavolinën e NATO-s”!

Së dyti: për të kontribuar në parandalimin e degradimit të mëtejshëm të këtij institucioni me peshë në sigurinë kombëtare, po denoncoj por edhe parashtroj disa rekomandime strategjike mbi propozimet e MM drejtuar Presidentit: “për dhënien e gradave Gjeneralbrigade!

Për më qartë, si procesin ashtu dhe listën/produktin e MM, i gjej në kundërshtim flagrant me:

  • Pikën 1 & 2 neni 168, si dhe pikën 3, neni 169 të Kushtetutës;
  • Germën “c”, pika 3, neni 9; pika 1 dhe 7,neni 15 të Ligjit nr. 6/2014: “Mbi pushtetet e drejtimit të FA”, i ndryshuar me Vendim nr. 10/2015, të Gjykatës Kushtetuese;
  • Nenin 28, ligji nr. 59/14: “Për karierën ushtarake”, ndryshuar me Vendim 64/15 të K;
  • Në shpërdorim të parimeve themelore dhe standardeve bazë të karierës ushtarake që aplikohen në 29 vendet e NATO-s, dhe jo vetëm;
  • Të mbështetur në “pazare politike”, interesat e oligarkëve dhe sekserëve të pushtetit;
  • Për më keq, listën e gjej si denigrim të vlerave të ushtarakëve, pasi në listë mungojnë kapacitete potenciale, me edukim në SHBA (asnjëri!); me eksperizë, produkte strategjike dhe integritet të dalluar në funksionet që kanë ushtruar brënda dhe jashtë vendit !?!

Më konkretisht po paraqes tre problematika kritike si dhe 3 rekomandime respektive:

Problematika Nr. 1: Prej muajit janar 2019 (për 15 muaj), funksioni kushtetues i Komandantit të Forcave Detare, ushtrohet nga Zëvendësi,  në kundërshtim flagrant me referencën e Kushtetutës, ligjit dhe besimin e Presidentit. Po ashtu, integriteti i ushtarakut në detyrë është i “zyrtarisht i kontestuar” për preçedentët me shërbimet sekrete të vendeve jo-miqësore me interesat kombëtare, vetëshpërdorimin politik për rastin e marrëveshjes së detit dhe jo vetëm.

Në shtesë, sjell në vëmendje se, në muajin Janar 2012, me të njëjtin subjekt: “emërimin nga MMtë komandantit të FD, Kapiten i rangut të parë (detar)”, Partia Socialiste (në opozitë) e përdori si një “kauz politike këtë rast” duke protestuar në Kuvend dhe para MM për këtë “puç institucional”,  si dhe duke i bërë thirrje publike ushtarakut: “të mos e ushtronte funksionin, në të kundërt do ndiqej penalisht”. Ish-MM e revokoi urdhrin, por përgjatë 8 viteve në vijim, ky funksion nuk është ushtruar nga Kunderadmiral, siç duhet në drejtimin e Forcave Detare!!

Rekomandim Nr 1do të duhet që në listë të konsiderohet një detar, si p.sh, Kapiten i Rangut I-rë Adnand Agastra; me “30 vite në FD; arsimuar në Kolegjin e Detarisë së SHBA, ekperiencë të dalluar në Komandën e Napolit dhe atë Supreme të NATO-s”, i cili përmbush kërkesat ligjore, profesionale dhe standardet që meriton ky funksion & grada `Kundëradmiral`.

Problematika nr. 2Në shkelje të Kushtetutës, ligjit, pa dijeninë dhe pa miratimin e Presidentit dhe Komandantit të Përgjithshëm të FA (!), prej muajit nëntor 2018 (për 18 muaj), edhe funksioni kushtetues i Komandantit të Forcave Ajrore ushtrohet nga Zëvëndës Komandanti!

Rekomdandimi 2Në listën e propozimeve për `Gjeneralbrigade` dhe emërimin në këtë funksion të konsiderohen ushtarak nga Forcat Ajrore, si p.sh Edison Zarka: “Koloneli nr 1 në FA, i cili për mbi 30 vjet ka ushtruar me integritet shëmbullor funksione të larta në MM/SHP, F.Aj &NATO”!

Problematika nr 3Po ashtupërtej emrave konkret,procesin dhe produktin e MM, e çmoj si një “listë pa trasparencë, pa integritet dhe pa meritë”, pasi në mënyrë “cinike dhe tinzare” njehersh,  jo vetëm nuk janë konsideruar, por edhe u ka mohuar të drejtën ligjore të ankimimit një liste të gjatë ushtarakë/esh elitarë, që cilët kanë përfunduar kolegjet në USA ose vendet e NATO-s; kanë ushtruar funksione të larta në FA, NATO, Atashe, dhe janë dalluar për profesionalizem, patriotizëm dhe përgjegjshmëri ndaj detyrave brenda dhe jashte vendit.

Rekomandim nr 3Bashkëlidhur listës, do duhet të konsiderohen jo vetëm propozime për dhënie “gradë për gradë”, por specifikisht edhe në cilin nga 6 pozicionet vakante sipas TOP do të emërohen, si p.sh: “komandant i  forcave 1. detare, 2. ajrore; 3. zëvëndës ShShPFA; 4. Zv/Komandant i FT; 5. Drejtori i Shtabit të Përgjithshëm; 6. Drejtori i Inspektimit të MM” ?!

Në përmbledhjenë cilësinë e ish-këshilltarit, do t’i ri-rekomandojaPresidentit të Republikës që në përgjegjësinë kushtetuese të Komandantit Suprem, sipas përcaktimeve në pikën 1 e 2 të nenit 168 të Kushtetutës; si dhe pikat 1dhe 7, neni 15 të Ligjit 64/2015 “Mbi pushtetet në FA”, të “pezullojë procesin” e dekretimit “Gjeneral”, përtej situatës së Covid-19, si dhe mbështetur në nenin 92/h të Kushtetutës t`i kërkoje MM: “informacion shterues, përfshirë konsiderimin e 3 problematikave dhe adresimin e 3 rekomandimeve të sipër parashtruara”.

Si ekspert, mbetem i motivuar dhe i vendosur të kontribuoj me gjithshka që mundem, për të “rikthyer në shina demokratike” sistemin e sigurisë kombëtaremodernizimin e kapaciteteve për sigurinë e jetës, shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve si dhe për mjekimin e meritokracisë, kohezionit, solidaritetit, respektit dhe besimit në zinxhirin e drejtimit të Forcave të Armatosura.

Gjeneral ® Piro AHMETAJ/ Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...