Reforma Zgjedhore/Basha: Nëse dështon, PS përgjegjëse!

Tuesday, 19 May 2020 10:54

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nuk iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjes nëse opozita do të rikthehet në tryezën e Reformës Zgjedhore, por u shpreh se për opozitën është kusht që t’iu ofrojë shqiptarëve zgjedhje të lira e të ndershme.

“Ne do bëjmë gjithcka që kemi në dorë për të garantuar një proces, ku shqiptarët të mund të shprehin vullnetin e tyre të votës. Zgjedhjet e lira e të ndershme janë beteja jonë. Ne nuk mund të jemi pjesë e një procesi fasadë. Nuk varet nga ne rikthimi në tryezën e Reformës Zgjedhore. Veprat e javës së kaluar treguan se kjo qeveri nuk ka asnjë vullnet për zgjedhje të lira e të ndershme. Ajo është përgjegjëse për pengimin e reformës. Ne do bëjmë gjithcka për t’iu dhënë shqiptarëve kushte më të mira për zgjedhje”, deklaroi Basha.

Pyetje: Kërkesa e Metës për hetim ndërkombëtar ishte pjesë e diskutimit?
Basha: Hetimi i tyre është kusht i patjetërsueshëm dhe një zotim i imi, që do të bëhet realitet vetëm kur vendi të mos kontrollohet nga qeveria. Nuk e di sa i mundur do të jetë në këto kushte, por me këtë qeveri ky krim nuk mund të hetohet.

Pyetje: Dua t’iu ripyes edhe njëherë, do të ktheheni në tryezën e Reformës Zgjedhore?
Basha: E bëmë të qartë që ne e kemi kusht të ofrojmë zgjedhje të lira e të ndershme, por nuk ka vullnet nga pala tjetër. Përgjegjësia për mbarëvajtjen e Reformës Zgjedhore është tërëssisht e PS, fasadë nuk mund të jetë.

Pyetje: Nesër ka sërish protestë, do të jeni dhe ju?
Basha: Opozita do të jetë në krah të çdo proteste. Natyrisht do të jetë edhe nesër në protestë. Ky është e keqja e Shqipërisë, po shkatërron Shqipërinë. Ka shkaktuar mjerim ekonomik kudo. Shqiptarët e kanë kuptuar dhe janë të qartë se largimi i kësaj të keqeje, i Edi Ramës, është shpëtimi i Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Modifikuar më Tuesday, 19 May 2020 11:21
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...