”Nuk e njoh vijën e kuqe”, Kryemadhi: Rama të shikojë përbërjen e të bardhës, unë dhe Basha s’kemi asnjë komunikim me të

E mërkurë, 20 May 2020 12:09

 

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi në një lidhje live për Neës24 ka ironizuar kryeministrin Edi Rama lidhur me ‘vijën e kuqe’.

Rama tha se nuk e njeh vijën e kuqe, por Kryemadhi bie dakord me këtë duke thënë se kryeministri njeh vijën e bardhë, duke nënkuptuar kokainën.

Kryemadhi i bën apel Ramës duke ironizuar që të shohë përbërjen e vijës së bardhë pasi po ia shkurton ditët.

”Vërtet jezu krishti thotë të goditi në njërën faq, ktheji faqen tjetër. Por kur pa se kishin pushtuar tempullin e tij, mori kamxhikun.
Me paratë e taksapaguesve paguan Policët për të dhunuar. E mbani mend si tërhoqën zvarrë policen e tyre për t’i marrë shtëpinë. Po rritja e çmimit të ujit.
çështja e Teatrit është pikë e pazëllit të problematikave.

Nuk e kemi menduar strategjinë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit pasi janë të tronditur. Reagimi i ndërkombëtarëve ka prodhuar por edhe sa i përket aktorëve, qytetarëve të Tiranës. Edhe ne do bëjmë të gjitha veprimet që mos fillojë Teatri i Ri por edhe kullat.

Jam dakord kur Basha përmend vijën e kuqe, pasi është qëndrim politik për bashkëjetesën politike. E dëgjoja Ramën që thoshte se nuk e njihte vijën e kuqe apo të verdhë, pasi ai njeh vijën e bardhë. I thoni ti je më i forti, më i mençuri.
Të jetë më i kujdesshëm me të bardhën, se po ja shkurton ditët. Ne nuk kemi asnjë komunikim me Ramën, as politikisht dhe as si njerëz. Komunikimi i vetëm është para drejtësisë, jo kjo drejtësi që shkarkon Luan Dacin pasi ka falsifikuar. Pse tani pas 5 vjetësh u kujtuan për këtë.
Vetëm shërbëtorët dhe ushtarët e Ramës janë mirë ekonomikisht kurse janë mijëra famije dhe qytetarë në varfëri.
Me çfarë tamponash i mati ky për koronavirusin, ky s’ka tampona, gënjen.”- tha Kryemadhi.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...