Meta i përgjigjet Ramës: Që ti gënjen, e dinë edhe ndërkombëtarët

Premte, 22 May 2020 14:25

Nuk ka vonuar shumë që Presidenti Ilir Meta të replikojë në distancë me kreun e qeverisë Edi Ramën, pak minuta pasi shpalli publikisht platformën e tij me 14 pika për zgjidhjen e krizës së krijuar në Reformën në Drejtësi dhe Reformën Zgjedhore, me synimin për të garantuar hapjen e negociatave të vendit me BE-në.

Replika erdhi pasi Kryeministri shkroi në Twitterrse “Presidenti nuk i kishte dorëzuar asnjë platformë...”

 

Mirëpo Meta i ka kthyer përgjigje flakë për flakë në Fb:  “Që Platforma për Integrimin Europian (Non Paper) i është paraqitur Ambasadores së SHBA që më 8 prill 2020 është fakt. Që Rama gënjen nuk është më lajm as për të huajt" ka nënvizuar Presidenti duke theksuar jo më kot, fjalët "fakt" dhe "gënjen", si në foto. 

 
 
 
 
 
1 / 1
 

Reagimi i Ramës, pas platformës së Metës:

Presidenti t'i lerë apelet natën për 20 burra e ditën për 11 pika! Opozita t'i lerë ultimatumet trupore e sharjet fëminore! Të dy bashkë ta lenë teatrin e mbledhjeve të komitetit të shpëtimit, se Shqipëria, parlamenti, qeveria, s'kanë kohë të luajnë "e ka kush e ka" dezhurnin

Presidenti nuk më ka dorëzuar asnjë platformë, por jam gati të ulem në çdo moment me të, me opozitën brenda/jashtëparlamentare e me partnerët e Reformës në Drejtësi, që t'i vëmë pikat mbi "i" të gjitha pikave të të gjitha palëve në shqip/anglisht, se Teatri ra, iku e na la

Jemi në prag të miratimit të Planit të Veprimit për Negociatat në Këshillin Kombëtar të Integrimit, s'ka rast më të mirë që Presidenti, Opozita, Institucionet e Drejtësisë,Partnerët Ndërkombëtarë për Drejtësinë dhe Integrimin, të mblidhen urgjent në një tryezë me karta të hapura.

Ppresidenti Meta: Kam 4 vjet që i them ‘Stop’ lojërave me Reformën, ambasadorja ka të drejtë se s’po shohim produkt!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...