Meta pret në takim Ambasadorin e Britanisë: Falenderim për ndihmën në Reformën Zgjedhore

Premte, 22 May 2020 15:18

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim Ambasadorin e Britanisë Madhe, Duncan Norman.

Presidenti Meta e falenderoi Ambasadorin Duncan për angazhimin e Tij të përkushtuar dhe vendosmërinë për të ndihmuar të gjitha palët për miratimin sa më parë të Reformës Zgjedhore.

Presidenti Meta shprehu angazhimin e Tij për Platformën (Non Paper) e bërë publike me qëllim avancimin e axhendës së integrimit të Shqipërisë në BE, si dhe kërkoi një qasje gjithëpërfshirëse dhe vullnet konstruktiv të të gjitha palëve të përfshira.

Gjithashtu, Kreu i Shtetit shprehu keqardhjen për mënyrën destruktive të sjelljes ndaj këtij propozimi, duke minuar mundësitë për dialog.

Presidenti Meta rikonfirmoi mirënjohjen  për Britaninë e Madhe për mbështetjen e pakursyer që i ka dhënë Shqipërisë dhe stabilitetit në rajon.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...