Rama kapet me presh në dorë

Premte, 22 May 2020 17:09

Në këto 48 orët e fundit për një sy të vëmendshëm kuptohet qartë  se ka një reagim të fortë ndërkombëtar për sa i përket akrobacirave të kryeministrit Rama për krizën në të cilën ndodhet vendi.

Në qoftë se do të marrim deklaratat e fundit të institucioneve të rëndësishme si BE, dhe SHBA-ve është kuptuar dhe po shihet qartë  se tashmë ka një lexim t; marifeteve të Rilindjes dhe shefit të saj. Si për reformën zgjedhore dhe atë në drejtësi, kryetari i sektit të Rilindje, do të vazhdojë me stilin që zgjodhi Arta Markun, me 69 vota, veprim i cili kompromentoi reformën dhe hodhi në erë konsensusin politik për të.

Futi edhe nja dy deputetë për lodhur marifetet e veta, por loja u lexua.

Më qartë ishte deklaratat dhe qëndrimi institucional e kushtetues i Presidentit të Republikës. Kjo ditë e sotme dhe këto qëndrim të kreut të shtetit, si dhe koha me precizon kur ai shpalli platformën dhe qëndrimin e nxorën edhe më mashtrues kreun e qeverisë. Kërkon ta hedhë me batuta fejsbuku pasi mashtroi për platformën e presidentit, dhe me një stil gati – gati të dalë boje e të neveritshëm në përdorimin e faktorit ndërkombëtar dhe emra të veçantë të tij. “A ju kujtohet kur i thoshte ambasadorit amerikan “Don”?! A ju kujtohet kur të ngarkuarës me punë të ambasadës së SHBA e thërriste Lejla? Të njëjtën stil edhe sot por i dalë boje donte të përdorte edhe me ambasadoren Kim, duke harruar që këta janë përfaqësues të SHBA-ve dhe jo çunat e gocat e Rilindjes e as shoqet e Spiropalit. Por u kap me presh në dorë e i ka dalë boja. /55news.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...