Manjani mbështet ‘tryezën me letra çarçaf’: Kush më shumë se zullumqari ka frikë nga kartat e hapura?

Premte, 22 May 2020 20:15

Pas propozimit të Ramës për një ‘tryezë me karta të hapura’ në lidhje me integrimin, ka reaguar edhe ish- ministri i drejtësisë, Ylli Manjani.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Manjani sygjeron se ku ka më mirë se tja plasësh në fytyrë letrat e hapura të zullumeve që ka bërë Rama.

 
 
 

Gjithashtu ish-ministri fton opozitën zyrtare dhe presidentin ta pranojnë këtë propozim, pasi thotë se integrim nuk bëhet veç e veç, por të gjithë bashkë, pavarësisht roleve politike.

 
 
 

Postimi i plotë:

 
 

Sugjerim:

Do tryezë me karta të hapura Bosi?!

Shumë mirë!

Të hapura që çke me të.

Po të ma dëgjonin këtë këshillë Presidenti dhe Opozita zyrtare, duhet të ulen menjëherë në atë tryezë.

Tani, pa humbur asnjë sekond kohë.

Në një zyrë shteti.

Me letra të hapura çarçaf.

Ku ma gjen që tja plasësh në fytyrë letrat e hapura të zullumeve që ka bërë. Ooooo sa letra zullumesh ka..!

Ku më mirë sesa ballazi dhe burrërisht i lexohen letrat e hapura zotnisë që nuk njeh asnjë letër?!

Përse hezitohet?! Jeni ulur me letra të mbyllura e pa letra fare, përse jo me letra të hapura?!

Aty ballazi i bëhen me dije edhe zullumet e drejtësisë edhe të zgjedhjeve. Kartat tona i ka hapur gjithë europa. I ka hapur media. I hapi BILD, RAI, Frankfurter Allgemeine Zeitung, Stern etj, pse jo opozita?! Pse jo Presidenti?!

Kush më shumë se zullumqari ka frikë nga letrat e hapura?!

Opozitën nuk e ndalon askush edhe të mbështesë protestën e Aleancës së Teatrit edhe të ulet në tryezën e kartave të hapura.

Aty në tryezë propozohet dhe ideja oër rindërtimin e teatrit si në origjinal dhe në po atë vend. Aty në tryezë thuhen të gjitha edhe për zgjedhjet edhe për drejtësinë. Mbase dhe merret ndo jë vendim. Por edhe po s'u mor, të paktën gjërat thuhen ballazi, qoftë dge për ti dalë borxhit njëri-tjetrit burrërisht.

Nuk i besoj asnjë fjale që sundimtari thotë, por ftesa për të folur me karta të hapura në parim qëndron.

Integrim nuk bëhet veç e veç, por të gjithë bashkë, pavarësisht roleve politike. Ky është parim, jo dëshirë personale.

Por edhe nëse e ka bllof ftesën e kartave të hapura, e vetmja mënyrë për ta provuar është duke u paraqitur me karta të hapura në tryezë. Mundësisht edhe me propozime për zgjidhje.

Tryeza është vendi i punës për çdo politikan, me thënë të drejtën. Kur është dhe e hapur, që ta shohim dhe ne, akoma më mirë.

 
 

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Ndarja nga jeta e këngëtarit popullor, mesazhi i ish deputetes: Të qoftë i lehtë dheu artist i madh...

Aktualitet

Ndarja nga jeta e këngëtarit popullor, mesazhi i ish deputetes: Të qoftë i lehtë dheu artist i madh...

Pas lajmit pëer ndarjen nga jeta të kengëtarit të muzikës popullore dibrane Qerim Sula, ish deputetja demokrate e këtij qarku Dhurata Çupi, ka hedhur një shenim në faqen e saj...

Tërmet me madhësi 4.2 Righter në Kassos të Greqisë

Globi

Tërmet me madhësi 4.2 Righter në Kassos të Greqisë

GREQI Një tërmet me madhësi 4.2 i shkallës Righter ka tronditur lokalitetin e Kassos në Greqi. Instituti Gjeodinamik i Athinës ka lajmëruar se tërmeti tronditi Kassos këtë të shtunë në orën 17:58...

Zenelaj i shkruan Veliut: S'je në 1945, se mamaja e djalit 'na paska' një dajo me Ballin

Politikë

Zenelaj i shkruan Veliut: S'je në 1945, se mamaja e djalit 'na paska' një dajo me Ballin

Gentian Zenelaj, aktori i mirënjohur humorit, i ka dërguar një mesazh kreut të Policisë së Shtetit, Ardi Veliut.Zenelaj, si prind kësaj radhe më shumë se sa figurë publike, i ka...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!