Me sukses prova e Gazsjellësit në Shqipëri, Berisha: Pas NATO-s, arritja më e madhe strategjike

Saturday, 23 May 2020 09:26

 

Ish-Kryeminstri Sali Berisha e ka përshëndetur me fjalën “Historike”, provën e injektimit të gazit nga Azerbajxhani në segmentin e tij në Shqipëri, në kuadrin e Gazsjellësit TAP.

Kjo provë e bërë dje ka qënë e suksesshme dhe Berisha e ka konsideruar projektin në fjalë, firmosur nga qeveria e PD-së, si arritjen e dytë më të madhe strategjike të Shqipërisë pas anëtarësimit të saj në NATO.
“Historike! Gazsjellësi TAP, që sjell gazin nga deti Kaspik në Itali, bëri me sukses të plotë provën e injektimit të gazit azer në segmentin e tij të Shqipërisë, - shkruan Berisha. - U krye nga TAP, prova e suksesshme e injektimit të gazit azer në të tërë trajektoren e tij në territorin e Shqipërisë. Kjo është një arritje historike me rëndësi të madhe strategjike për Shqipërinë, rajonin dhe Europën.
Në maratonen e suksesshme të këtij projekti gjigand, - nënvizon ish-kryeministri, - që në kompleks kap shumën e një investimi prej 40 miliardë euro dhe që u firmos nga qeveria në vitin 2012, Shqipëria dhe qeveria e saj pati pas Azerbajxhanit, rolin më kryesor.

Një mirënjohje të thellë këtë ditë për qeverinë e Azerbajxhanit dhe presidentin Alijev dhe për të gjithë ata që kontribuan dhe bënë të mundur këtë projekt energjitik gjigant, konsorciumit të Gazsjellësit TAP, financuesve, projektuesve, zbatuesve të këtij projekti të një rëndësie gjeostrategjike për Europën, në të cilin Shqipëria fiton një pozicion nevralgjik që kurrë nuk e ka pasur më parë.

Korridori Jugor i Gazit apo TAP përjashtoi garën politike të gazit rus për Europën dhe kjo është historike. Pas anëtarësimit në NATO, Gazsjellësi TAP përbën arritjen më të madhe strategjike të Shqipërisë," nënvizon Berisha.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...