Presidenti publikon mesazhin e Kardinal Troshanit për Fiter Bajram: Harmoni e mrekullueshme fetare

Diel, 24 May 2020 19:58

Presidenti Ilir Meta ka publikuar në Facebook mesazhin e veçantë që Kardinali Ernest Simoni Troshani bëri sot për besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fiter Bajramit.

Presidenti Meta shprehet se ky urim është dëshmi e harmonisë fetare që ka Shqipërisë dhe kjo është një pasuri kombëtare që duhet ruajtur fort.

 

“Harmonia e mrekullueshme ndërfetare është një vlerë e jashtëzakonshme kombëtare, aset i çmuar i historisë, traditës dhe shoqërisë tonë që duhet ta ruajmë gjithmonë fort si sytë e ballit dhe duhet të na udhëheqë për më shumë zhvillim, begati e paqe sociale! Falenderoj Kardinal Ernest Simoni Troshani dhe të gjithë udhëheqësit e besimeve fetare në vendin tonë për mesazhet e mençura, bashkëpunuese dhe shpresëdhënëse që japin, jo vetëm në ditë feste, por veçanërisht në momente të vështira! GËZUAR TË GJITHË BASHKË FITËR BAJRAMIN! ”,- shkruan Presidenti Meta në mesazhin e tij në Facebook.

Ditën e sotme Kardinali shqiptar, Ernest Simoni Troshani, uroi besimtarët myslimanë shqiptarë për festën e Fiter Bajramit.
“Është dita për të treguar dashurinë për Zotin. Ju vëllezër myslimanë të Shqipërisë ju uroj shëndet, mirëqenie, dashuri, të jeni të bashkuar. Fiter Bajrami është dita e kushtrimit. I madhi Zot do iu japë paqe, begati e shëndet të gjithë atyre që e duan”, thekson kardinali.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...