Enkelejd Alibeaj: Deklaratat e ambasadores amerikane të forta, njerëzit e maxhorancës po tentojnë të shkelmojnë reformën në drejtësi

Hënë, 25 May 2020 15:02

Ish ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” deklaroi se deklaratat e ambasadores amerikane këta ditë kanë qenë të forta.

Alibeaj tha se njerëzit e maxhorancës janë të interesuar që të shkelmojnë reformën në drejtësi.

“E vetmja palë dhe segment që do ta ndryshojë reformën në drejtësi mund të jetë maxhoranca. Qëndrimet e ambasadores janë të forta. E vetmja pjesë që mund ta pengojë ose cojë përpara reformën në drejtësi është maxhoranca. Asnjë ndryshim ligjor nuk mund të bëhet nga ky parlament, që është i paligjshëm. Po tentohet që të goditet reforma në drejtësi në zemër të saj. Duan të godasin vettingun tani. Fajësia duhet parë tek njerëzit e maxhorancës”, tha Alibeaj.

Enkelejd Alibeaj nënvizoi se masat kufizuese të ndërmarra kanë qenë në shkelje të hapur të ligjit.

 

Masat kufizuese kanë qenë në shkelje të ligjit. Është e pakuptimtë që fundjava të jetë e mbyllur. Nuk mund të kufizohen dot qytetarët. Nuk u bënë testime masive. Qeveria dështoi duke mos bërë testime masive. Pas testimeve, duhet tgë ishin izoluar mbartësit simptomatikë. Edhe shtyrja duket jo-mjekësore. Qeveria ndoshta zgjat situatën për të ulur pakënaqësitë. Njerëzit janë në kushte të rënda ekonomike”, u shpreh Alibeaj.

Më tej, Alibeaj u shpreh se opozita ka qenë dhe mbetet në mbështetje të cdo proteste që lind nga qytetarët.

“Opozita ka qenë në mbështetje të cdo protestë që lind nga cdo shtresë e shoqërisë. Kemi ardhur në një ditë të zezë për familjet dhe për bizneset. Gjendja e shqiptarëve është e keqe dhe do të vijmë në situatën që protestat do të jenë të vazhdueshme. Ne kemi insistuar për Reformën Zgjedhore. Opozita nuk u ul në tryzën e Reformës Zgjedhore, sepse ne nuk mund të uleshim dot me një palë që ka shtetin dhe që prish Teatrin Kombëtar. Ne këtë fytyrë të shëmtuar të shtetit duam ta elimonojmë. Të jesh djall natën, nuk mund të jesh ëngjëll ditën”, deklaroi Alibeaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...