Shantazhi dhe presioni i radhës ndaj TV Ora dhe Ora News

Tuesday, 26 May 2020 14:44

Ora News raporton sot se “në emër të kryebashkiakut Erion Veliaj, Presidentit të “Yldon Media Group” z.Ylli Ndroqi i është kërkuar që të ndalojë lajmet që gazetarët bëjnë për kryeqytetin të cilat shfaqin anën ndryshe nga ajo që propagandohet. Me kërkesën për të ndalur brenda 24 orëve lajmet kritike, Z.Ndroqi i bëhet e ditur se nëse nuk e zbaton do të nisë largimi nga puna të të afërmve, miqve dhe kushërinjve që ka në bashkinë e Tiranës

Një formë e tillë konsiderohet shantazh ndaj medias së lirë, dhe kërkesë që cenon rëndë lirinë e medias. Sigurisht edhe një herë z.Ndroqi thekson se nuk do të ndikojë dhe nuk do të ndërhyjë te gazetarët për t’i ndaluar të kryejnë detyrën dhe misionin e tyre.

 

Në përgjigje të Veliajt presidenti i Yldon Media Group z Ndroqi shprehet: “Lali Eri, me qetësi se ‘dashuri’ nuk ka pasur ndonjëherë mes nesh.  I bëj me dije Lali Erit se nuk kam punësuar njerëz në Bashkinë e Tiranës.  Me informacionin që kam marrë ata pak të afërm apo miq të mi që kanë kontratë në Bashkinë e Tiranës, e kanë fituar atë vite më pare. Madje, këtë të drejtë e kanë fituar me meritë mbi 10 apo 15 vite më pare.

Lali Eri, ke gjetur rrugën e gabuar dhe njeriun e gabuar për të shantazhuar dhe për të ndaluar lajmet e gazetarëve. Nuk mund të shantazhosh media duke hetuar rrethin miqësor dhe duke u hakmarrë tek të punësuarit që me punën që bëjnë sigurojnë rrogën për të ushqyer fëmijët dhe familjen e tyre. Në media publikohen lajme. Shantazhi është rruga më e gabuar për të ndaluar të vërtetën. Nëse kërkon të bësh shantazh merru me mua. 

Lali Eri, Me kërcënimet për largimet nga puna votuesit do të kuptojnë se cilin kanë zgjedhur për të drejtuar kryeqytetin”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...