Vonesa dhe bllokime, pse ka ngecur Reforma në Drejtësi. KED s’mund të zhvillojë mbledhje për vlerësimin e kandidatëve

Premte, 29 May 2020 10:32

Prej më shumë se 2 vitesh, Gjykata Kushtetuese në Shqipëri nuk është më funksionale si rezultat i largimit të anëtareve të saj, që nuk e kaluan dot “sitën” e vetingut.Betohen-anetaret-e-Kushtetueses

Pas fillimit të procesit të plotësimit të vakancave në Gjykatën Kushtetuese, deri tani kanë arritur të emërohen në këtë institucion 3 anëtare të reja. Fiona Papajorgji, Elsa Toska dhe Marsida Xhaferllari iu bashkuan Vitore Tushës në këtë trupë, dy të parat si propozime të Kuvendit dhe e treta si propozim i Presidentit Meta.

Propozimi tjetër i kreut të shtetit, Besnik Muçi, nuk mundi të fillonte punë pasi u shkarkua nga shkalla e apelit të vetingut. Tashmë, përveç tre anëtarëve të kësaj gjykate që do të zgjidhen nga Gjykata e Lartë, e cila po ashtu ende nuk është ringritur, janë edhe 3 anëtarë të tjerë që do zgjidhen, 1 nga Kuvendi dhe 2 nga Presidenti Meta (i cili do propozojë një emër tjetër, pasi vetingu largoi Muçin).

Përzgjedhja e Presidentit dhe Kuvendit do të bëhet mbi bazën e listave që duhet të dërgojë Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, i drejtuar nga Ardian Dvorani. Mirëpo, te KED në këta 3 muajt e fundit është krijuar një ngërç. Ky i fundit është rezultat i masave që ka marrë qeveria për të parandaluar përhapjen e pandemisë së COVID-19, ku mes ndalimeve të shumta të aktiviteteve të përditshme, ka ndaluar edhe grumbullimet apo mbledhjet në zyra apo salla të mbyllura, ku nuk garantohet distancimi social.

Aktualisht, procedura ka mbetur në këtë pikë dhe KED pret që të paktën deri në 23 qershor, kur është dhe afati i fundit i kohëzgjatjes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore, të mund të nisë mbledhjet e vlerësimit të kandidatëve për 3 vendet vakante. Këto mbledhje nuk mund të zhvillohen online, për shkak se dokumentacioni që shqyrtojnë në mbledhje janë të klasifikuara si sekret shtetëror.

Sipas asaj që ka mësuar gazeta “Panorama”, në procedurën për zgjedhjen e 3 anëtarëve të tjerë tashmë janë zgjedhur relatorët që do drejtojnë mbledhjet për vlerësimin e kandidatëve për 3 vendet vakante. Gjithashtu janë administruar vetëdeklarimet e 9 kandidatëve dhe janë miratuar rregulloret për vlerësimin dhe pikëzimin e tyre.

ZGJEDHORJA

Ky ngërç që ka prekur Reformën në Drejtësi dhe ringritjen e Gjykatës Kushtetuese nuk ka ndikuar aspak te një tjetër reformë e rëndësishme në vend, siç është ajo e zgjedhjeve. Në salla të mbyllura, me shumë përfaqësues politikë dhe ekspertë pjesëmarrës, madje në disa raste edhe pa i respektuar rregullat e distancimit fizik që COVID-19 i ka imponuar gjithë botës, Reforma Zgjedhore, me një mbështetje të fuqishme ndërkombëtare, ka vijuar me ritme të larta.

Pak ditë më parë, ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë, Yuri Kim, bëri disa apele të forta për avancimin më tej me të dyja reformat, si me atë në drejtësi, edhe me atë të zgjedhjeve. Nëse pas disa takimeve dhe planeve të paraqitura, Reforma Zgjedhore pritet të përmbyllet brenda pak ditësh, për Reformën në Drejtësi nuk qëndron i njëjti diskutim. Kjo e fundit është bllokuar në çështjen e plotësimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila me rifillimin e saj nga puna, një nga çështjet e para që pritet të shqyrtojë do ketë të bëjë pikërisht me zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019.

Gjykata Kushtetuese vijon tashmë të grumbullojë çështjet dhe nëse çdo gjë shkon siç duhet dhe KED dërgon listat pasi të kalojë gjendja e emergjencës natyrore, në vjeshtën e këtij viti mund të kemi 3 anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese. Ky parashikim është i vlefshëm vetëm për rastin kur nuk do të ketë ndonjë bllokim apo krizë të radhës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...