Venecia zbulon:Meta me Kushtetutën,Rama mashtrues ndërkombëtar

Saturday, 30 May 2020 09:23

 

Drafti përfundimtar i Komisionit të Venecias, lidhur me përplasjen mes presidentit Ilir Meta dhe Parlamentit për emërimet e anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetutës, i jep të drejtë, pozicionit të mbrojtur nga Kreu i Shteti.Komisioni i Venecias kundërshton gjithashtu propozimin e shumicës për të shmangur me ligj betimin e anëtarit të Gjykatës, vetëm para presidentit, në rast se ky i fundit refuzon ta bëjë këtë. Ekspertët e Venecias i japin të drejtë presidentit për vendimin e tij për të pezulluar procedurën për zgjedhjen e kandidatit të tij nga lista e dytë, ndërkohë që socialistët e cilësuan si shkelje dhe vlerësuan të emëruar automatikisht zonjës Vorpsi.

Komisioni i Venecias i ka vënë “pikat mbi i” debatit midis Kryetarit të Shtetit, Ilir Meta dhe mazhorancës për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, duke arritur ndër të tjera në konkluzionet se “Presidenti Meta ka zbatuar Kushtetutën”, dhe se ai kishte të drejtë me emërimet në Kushtetuese, pasi “betimi i gjyqtarëve para Presidentit është parakusht për të marrë detyrën”.
Gjithashtu Komisioni i Venecias në pikën 98 i jep një shuplakë të fortë Kuvendit, duke theksuar ndër të tjera se “Presidenti ia bëri me dije Kuvendit dhe e deklaroi interpretimin e tij për radhën e akteve të emërimit. Kuvendi vazhdoi në bazë të interpretimit të bërë nga vetja.
“Venecia” gjithashtu në pikën 99 të konkluzioneve i jep të drejtë Presidentit sa i përket zgjedhjes së Marsida Xhaferllarit si anëtare në Gjykatën Kushtetuese dhe refuzimit të kandidaturës së Arta Vorpsit të mbështetur nga qeveria, që në mënyrë anti-kushtetuese dhe të paprecedentë u “vetëshpall” gjyqtare pas “betimit tek Lana” para një notereje, dhe jo para Presidentit të Republikës, siç qartësisht e përcakton Kushtetuta.

Konkluzion që përforcohet më tej edhe në pikën 100 të konkluzioneve të "Venecias", ku shprehimisht theksohet se “Në këtë drejtim, Komisioni i Venecias thekson se neni 129 i Kushtetutës parashikon që një gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën e tij / saj pasi të bëjë betimin para Presidentit të . Është e qartë se betimi para Presidentit është parakusht për të marrë detyrën”.

Shihet qartë se Komisioni i Venecias i ka dhënë të drejtë Presidentit edhe për kthimin që i bëri ligjit për procedurën e re të betimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duke rikonfirmuar se ndryshimet e miratuar nga qeveria bien ndesh me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Veprimi i Presidentit Meta ka qenë shumë konsistent në mbrojtjen e Kushtetutës dhe parimeve të saj, madje, mund të thuhet që ka qenë i vetmi faktor që i ka vënë “fre” një mazhorance qeverisëse, e cila ka abuzuar shumë me vakuumin e institucioneve kushtetuese, duke kaluar dhjetëra akte ligjore, vendime, projekte, programe me një mazhorancë arbitrare, shpeshherë duke shkelur në mënyrë flagrante parimet e Kushtetutës së Shqipërisë, legjislacionin ekzistues, por edhe parimet e qeverisjes së mirë evropiane, siç është parimi i transparencës, i llogaridhënies, i gjithëpërfshirjes dhe i bazës së gjerë demokratike të participimit qytetar. Vakuumi që është krijuar në institucionet e drejtësisë është shndërruar në abuzim.

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, siç rikonfirmoi qartë Venecia, ka zbatuar vetëm Kushtetutën që ka shkruar “Venecia” me dorën e saj për Gjykatën Kushtetuese në vitin 2016.
Duke i dhene te drejte Metes, Venecia keshtu zbuloi qarte fytyren e vertete te Edi Rames , ate te mashtruesit nderkombetar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...