Berisha:Loja e Sulltan Salepit te Surrelit me bankat eshte loje me kursimet e qytetareve!

Saturday, 30 May 2020 10:38

 

Miq, qe nga fillimi i pandemise se Covid, ne menyre te perseritur por totalisht antikushtetuese Sulltan Xhahili i Surrelit ka leshuar urdhra verbal dhe me FB te cilat kercenojne ne themel veprimtarine e sistemit bankar ne Shqiperi dhe kursimet e qytetareve shqiptar.

Keshtu, ne kushtet e paralizes, me urdher te bizneseve te vendit eshte e drejte dhe normale te shtyhen dhe riskedulohen pagesat e detyrimeve bankare te bizneseve dhe qytetareve.

Por kjo nuk mund te behet kurresesi me nje urdher ekzekutiv prej xhahili siç veproi Sulltan Salep Surreli.
Kjo behet vetem duke perllogaritur dhe subvencionuar qindarke per qindarke humbjet qe pesojne bankat nga kjo shtyrje e pagesave te kredive qe kane dhene. Perndryshe kjo do te rrezikonte ne menyren me serioze bankat dhe se bashku me to kursimet e qytetareve.

Ndaj dhe kerkesa per shtyrjen e pagesave te radhes eshte e drejte dhe e domosdoshme. Por ajo mund te behet vetem duke subvencionuar çdo qindarke humbje qe ju shkaktohet bankave nga kjo shtyrje. Perndryshe kjo eshte nje tallje me qytetaret pasi bankat pa kete subvencion nuk i shtyjne dot pagesat e detyrimeve por kjo eshte edhe nje demtim financiar dhe moral per bankat.

Sot jane me mijra vet qe e marrin te mirefillte automatike shtytjen e detyrimeve te tyre bankare dhe nuk shkojne fare ne banke per riskedulimin e pageses. Perveç kesaj nje kerkese e tille politike pavaresisht se nuk mund zbatohet nga bankat i demton seriozisht ato ne moral dhe besueshmeri sepse dhunon autonomine e sistemit bankar te garantuar me kushtetute dhe kercenon keshtu nje nga arritjet me madhore tridhjetvjeçare te ekonomise kapitaliste shqiptare, sistemin bankar privat stabel.

Lexoni ketu me poshte denoncimin e bankierit dixhital! sb

Pershendetje z. Berisha,

Jam nje punonjes banke. Kemi kaluar nje periudhe te veshtire dhe shume stresuese ne si punonjes banke ne lidhje me procesin e shtyrjes se kredive, nisur nga deklaratat e rreme, te papergjegjshme dhe te pasqaruara mire ne media (dhe rrjete sociale) nga kryeministri Edi Rama dhe Arben Ahmetaj, pasi po genjejne njerezit per te fituar popullaritet, nderkohe qe nuk u thone te verteten, qe:
1) Shtyrja e kredive nuk behet ne menyre automatike, por vetem me dakortesimin e bankes, pasi jane shume kliente te cilet nuk vijne per te firmosur planin e ri te pagesave, duke u shprehur qe jane shtyre ne menyre automatike per te gjithe nga Kryeministri.
2) Kestet i'u shtyhen vetem bizneseve te cilat jane prekur drejpersedrejti nga situata e COVID-19 (pasi kerkojne shtyrje edhe bizneset te cilat nuk jane impaktuar nga COVID-19, si markete, furra buke, etj. dhe indinjohen kur informohen qe nuk mund tju shtyhet kredia);

Dhe me e rendesishmja!!!
3) Klienteve i'u falen vetem:
- kamatevonesat (penalitetet) dhe
- komisioni per ndryshimin e kontrates,
ndersa INTERESAT per periudhen e shtyre SHTOHEN ne grafikun e ri (dmth rritet kostoja nga ajo qe e kane patur ne kontraten ekzistuese).

E ngre kete shqetesim pasi udhezimet qe kane te gjitha bankat dhe institucionet financiare dhe ajo qe aplikojne (dhe kane aplikuar per te gjitha kredite) eshte ne te tille menyre "me aplikim interesash per periudhen e shtyre".
E ka pyetur Blendi Fevziu Guvernatorin ne nje emision tek Opinion, qe "a i'u shtohet interesi klienteve?" ndersa ai e ka devijuar pyetjen ne "nuk aplikohen penalitete (kamatevonesa). Dmth beri nje loje me termat ne pergjigjen qe dha, pasi jane te ndryshme termat ne kontrate "kamatevonesa, interes, principal, komisione".
E verteta eshte se: Bankat dhe institucionet financiare NUK falin interesat per periudhen e shtyre (pasi eshte humbje per to), vetem nese interesat qe aplikohen do u'a rimbursonte shteti.

Marr shkas nga publikimi i ri qe beri Edi Rama sot, pasi gjate periudhes qe kaloi kemi patur shume stres, ngarkese dhe debate me klientet, nisur nga udhezimet qe japin dhe ajo qe deklarojne ne media, duke dezinformuar publikun. Menduam qe e kaluam kete periudhe te veshtire meqe shtyrja e pare ishte deri me 31 Maj 2020, e kur morem vesh qe do shtyhen edhe 3 muaj te tjere, na ra si bombe, duke imagjinuar se çdo heqim duke sqaruar klientet per te verteten qe aplikohet nga te gjitha bankat.

Faleminderit paraprakisht nese e publikoni!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...