Orët e fundit të zgjedhores, Shehu: PD e ka të sigurtë fitoren në zgjedhjet e ardhshme, pavarësisht reformës

Diel, 31 May 2020 10:18

Ndërsa ka nisur numërimi mbrapsht për reformën zgjedhore, ish-deputeti Tritan Shehu thotë pwr Ora News se nuk ka pritshmëri të mëdha prej saj.

Demokratët janë të bindur për një fitore të tyre në zgjedhjet e ardhshme, e cila sipas Shehut po vjen nga revolta e madhe popullore.

Shehu: Kam pasur një qëndrim të dyzuar për këtë reformë, nuk i kam dhënë ndonjë rëndësi të madhe dhe as pritshmëri të madhe duke njohur psikologjinë dhe atë që do të bëjë Rama për të mbajtur një sistem të kontrolluar nga ai por pa i dhënë rëndësi për fitoren, fitorja jonë po vjen nga lëvizja e madhe popullore. Ajo lëvizje e madhe popullore përmbys çdo pengesë. Por kam thënë që në momentin që PD me shumë të drejtë vendosi të marrë pjesë në këtë reformë zgjedhore edhe si shenjë e bashkëpunimit të ngushtë me partnerët tanë, edhe për apiratën tonë të madhe europiane, PD është shumë serioze në respektimin e këtij dialogu që u bë për të çuar këtë reformë zgjedhore. 

U tentua të pengohet shumë rëndë me atë vepër talebanësh që u bë me shembjen e Teatrit. Nuk ra në provokacion se nuk mund të binte. Vazhdoi të marrë pjesë në atë tryezë duke treguar gatishmërinë dhe vullnetin e saj për të qenë serioze pavarësisht nga tentativat e Ramës për ta dështuar atë tryezë. PD do të qëndrojë deri në fund atje dhe do të japë kontributin e  saj. Pengesat vinë nga ana tjetër nga ata që nuk duan reformë zgjedhore, nuk duan identifikim biometrik, nga ata që duan të përdorin kanabisin si element për të bërë presion në fushatën e ardhshme zgjedhore por gabojnë rëndë. Fitorja jonë tashmë është e qartë pavarësisht si do të shkojë kjo reformë zgjedhore që po bëhet. Asgjë nuk mund ta pengojë fitoren e PD në zgjedhjet e ardhshme.

Deputet që në vitin 1991, ai i ka provuar të gjitha sistemet zgjedhore.

Personalisht thotë se preferon mazhoritarin, por shton se asnjë sistem nuk është demokratik pa garantuar më parë mosdevijimin e votës.

Shehu: Personalisht do të preferoja sistemin për qytetarin por edhe individin dhe ky është sistemi mazhoritar. Por në terësinë e tyre po të shohim të gjitha sistemet, nuk mund të them që ka sistem të mirë apo të keq. Sistemi bëhet i mirë apo i keq nga manipulimi i votës, së pari duhet siguruar që vota të mos manipulohet. Ata që nuk duan personifikimin në sistem është pjesa e majtë që përpiqet të hedhë në erë këtë tavolinë edhe me këtë qëllim ndoshta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...