Atentati në Kurbin dhe eksplozivi në Tiranë/ Ish-deputeti i PD: Jetojmë në Venezuelën e Manduros? Kjo nuk është Shqipëria që duam!

Diel, 31 May 2020 13:04

Pas dy vrasjeve në Kurbin dhe shpërthimit të një sasie eksplozivi në Tiranë, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi, tha se pas një periudhe dymujore sigurie fiktive, rikthehen vrasjet dhe krimet.

“Televizionet janë të mbushur me kronikë të zezë, pasiguria është kthyer në normë, vrasje dhe aksidente që ndodhin çdo ditë”, shkruan ai, ndërsa shton se duhet të jemi bashkuar më shumë se kurrë për t’i thënë stop sipas tij, drejtimit të kësaj qeverie të përlyer me krim e korrupsion.

Deklarata e fortë:

Rendi  dhe Siguria në nivele alarmante!

Vrasje, plagosje, përdhunim, krim,  trafikim lëndësh narkotike, tritol, pasiguri në Shqipëri!

Vetëm brenda 24 orëve shikojmë që portalet dhe televizionet pushtohen nga kronikat e zeza.

Pyetja shtrohet ku jetojmë?

Në Venezuelën e Manduros?

Në Shqipërinë:

E shkatërrimit,

Të vrasjeve,

Të plagosjeve,

Të përdhunimit,

Të trafikimit lëndëve narkotike ,

Të tritolit?

Të pasigurisë?

Ne Caracas Venezuelë?

Apo në Tiranë e gjetkë?

Rikthehen vrasjet, krimet, përdhunimet, grabitjet, aksidentet, etj. Pas një periudhe gati dy mujore me siguri fiktive në vend, pa krime dhe vrasje për shkak të mbylljes së vendit nga COVID 2019, rikthehet pasiguria.

Televizionet janë të mbushur me kronikë të zezë, pasiguria është kthyer në normë, vrasje dhe aksidente që ndodhin çdo ditë.

Është e trishtë kur shikon se vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur kaq shumë ngjarje:

Ekzekutohet një person para një hoteli në Kurbin! Plagosen dy tjerë.

Një djalë 28-vjeçar plagoset me armë zjarri në këmbë në Shijak, mister rrethanat.

Në Elbasan një fugon mallrash del nga rruga përfundon në përrua, plagoset drejtuesi.

Shpërthim tritoli pranë një hoteli të një personazhi të lidhur me botën e krimit në Tiranë.

Në Lezhë, një automjet përplas për vdekje një person që po udhëtonte me motoçikletë.

Një 65-vjeçar abuzoi seksualisht me dhunë një të mitur 15-vjeçare.

Më tepër se kurrë është koha të jemi të bashkuar dhe t’i themi stop drejtimit të kësaj qeverie të përlyer me krim e korrupsion, kësaj qeverie që ka mbushur sytë e shqiptarëve me zhgënjim e dëshpërim.

Kjo nuk është Shqipëria që duam!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...