Paralajmërimi i BB, Meta: Po thellohet varfëria, hapni listat dhe presidentin ta zgjedhë populli

Diel, 31 May 2020 14:12

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka komentuar raportin e Bankës Botërore, ku thuhet se situata e pandemisë do të thellojë varfërinë në Shqipëri, nga 39,6-46,6%.

Lidhur me këtë, Meta u kërkon palëve politike të mbajnë premtimin e tyre për të gjetur konsensusin për reformën zgjedhore, që qytetarët të shprehen, por dhe deputetët të mos heshtin e të mos ngrenë duart për ligje e politika që shtojnë varfërinë në vend.

Ai madje tha që presidenti të zgjidhet nga populli, në mënyrë që kreu i shtetit të mos ketë detyrime ndaj asnjë partie.

Mesazhi i Presidentit të Republikës Ilir Meta

''Edhe pse është e diel të mos harrojmë paralajmërimet e fundit të Bankës Botërore:

"Covid-19 do të zhysë në varfëri, në skenarin më të mirë rreth 100 mijë shqiptarë, dhe në rastin më të keq diçka më shumë se 200 mijë individë, thotë Banka Botërore në raportin më të fundit të publikuar për ndikimin e Covid-19 në mirëqenien e familjeve në Ballkanin Perëndimor si dhe në normat e varfërisë. Banka Botërore parashikon disa skenarë të ndryshëm, sipas të cilëve, të varfërit në Shqipëri mund të ngjiten në 39.6% të popullsisë, në rastin më të mirë, dhe deri në 43.6% në skenarin më të rëndë. Në të dyja skenarët, Shqipëria do të vijonte të ishte vendi me normën më të lartë të të varfërve në raport me popullsinë në rajon".

Ndaj sot të gjithë presin nga palët të mbajnë premtimin e tyre për konsensus.

Jo vetëm kaq, pasi edhe kjo është shumë pak.

Të mos kenë më frikë nga vota e lirë dhe e barabartë e qytetarëve të vendit dhe t'u japin mundësi të shprehen, jo vetëm për partitë, por edhe për deputetët që këta të mos heshtin më në Parlament e të vazhdojnë të ngrenë duart për ligje e politika që shtojnë varfërinë në vend dhe favorizojnë vetëm një grusht oligarkësh dhe politikanësh që kurrë s'duan të japin llogari dhe të mbajnë përgjegjësi.

Dhe për të dhënë shembullin i pari ju ftoj të vendosni edhe zgjedhjen e Presidentit nga populli, që në këtë vend Presidenti të mos këtë më detyrime ndaj asnjë partie, por vetëm ndaj Kushtetutës, qytetarëve dhe Republikës.''

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...