Prej rreth 2 orësh në takim me politikanët, kush është përfaqësuesi i ambasadës amerikane që po ndërmjetëson (EMRI)

Diel, 31 May 2020 21:47

Fax News mëson emrin e përfaqësuesit të ambasadës së SHBA që po negocion me palët, përkatësisht përfaqësyuesin e PS-së, Damian Gjiknurin, të PD-së, Oerd Bylykbashi dhe të LSI-së, Petrit Vasilin.

Ian Crawford, është shef i seksionit politik dhe ekonomik në detyrë në ambasadën e SHBA në Tiranë dhe mësohet se po diskuton me politikanët për arritjen e një marrëveshjeje brenda mbrëmjes së sotme, raporton nga Pallati i Kongreseve gazetarja e Fax News Eksiola Shehu.

Burime bëjnë me dije se ende nuk ka nisur mbledhja e Këshillit Politik ndërsa Damian Gjiknuri, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili prej një ore ndodhen të veçuar me ndërmjetës të ambasadës së SHBA. Takimi është kërkuar nga ambasada e SHBA në Tiranë ndërkohë që mungon deputetja Rudina Hajdari.

Kjo e fundit burime bëjnë me dije se ndodhet në ambjentet e brendshme të Pallatit të Kongreseve ndërsa është e paqartë arsyeja pse është lënë jashtë këtyre diskutimeve.

Këshilli Politik kishte lajmëruar se do të mblidhej në orën 19:00 të mbrëmjes së sotme për të diskutuar çështjet e mbetura pezull të reformës zgjedhore. Ato janë disa dhe nuk është e qartë, nëse do të ketë kohë për të arritur sonte një dakordësi ndërkohë që afati i rënë dakord nga palët për përfundmimin e këtij procesi është 31 Maj, pra sot së paku deri në mesnatë.

Gazetarja e Fax Neës, Jonada Zelka raporton se, megjithë volumin dhe vështirësinë e negociatave, gjëja pozitive është se në tryezë sonte nuk ka çështje të reja. Opozita i ka dorëzuar që mbrëmë propozimet për garancitë e votës në zgjedhje, duke e çuar deri në fund pjesën e angazhimit të saj me reformën zgjedhore.

Pjesë e këtyre propozimeve janë edhe qeveria kujdestare për zgjedhjet dhe roli i gjykatës kushtetuese. Diskutimi i tyre ende nuk ka nisur, por është e rëndësishme që të gjitha çështjet janë mbi tavolinën e bisedimeve.

Fax Neës ka zbardhur të plotë propozimet e Partisë Demokratike në tryezën e Këshilluit Politik për Reformën Zgjedhore sa i përket kërkesës së këtij subjekti për qeverinë kujdestare.

Sipas dokumentint të siguruar konstatohet se PD kërkon nenit që nenit 5 t'i shtohen propozimet si vijon: T’i shtohen nenet 5/1 ndërsa mes të tjerave kërkohet edhe betimi i kësa qeverie kujdetstare tek Presidenti  

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...