Balliu:Ndërkombëtarët protagonistë në qeveri

Tuesday, 02 June 2020 08:09

Gazetari dhe analisti Fahri Balliu ka folur në studion e Abc News për situatën politike në vend dhe rolin e ndërkombëtarëve në sjelljen e aktorëve kryesorë të saj.

Balliu tha se ndërkombëtarët kanë pasur rol mbështetës dhe jo kritikues ndaj Edi Ramës dhe qeverisë së tij, dhe tashmë kanë dalë nga roli i vëzhguesit duke u bërë protagonistë.
Ai deklaroi se Reforma në Drejtësi ishte një ëndërr e të gjithë palëve politike, por me daljen e opozitës nga parlamenti, kontrolli i mazhorancës është forcuar.

“Ndërkombëtarët duhet të kenë nxjerrë një mësim nga bashkëpunimi me Edi Ramën dhe mbështetja që i kanë dhënë. Ne nuk kemi asnjë deklaratë për kanabizimin e vendit apo kur thamë se personat që do jenë në drejtësi persona që kanë punuar nën 5 vjet. Edhe pse duken si vëzhgues ata janë protagonistë. Ata duhet të jenë më përcaktues.

Për mendimin tim, unë mendoj se Reforma në Drejtësi ishte ëndërr e të gjithëve. Duke qenë se Shqipëria kaloi në rastin më flagrant të paligjshmërisë sepse doli nga parlamenti opozita. Nga kjo katrahurë, mazhoranca dhe Rama vepronim me dorë të fortë dhe reforma u dobësua.

Këtë e dinë të gjithë se një pjesë e madhe e veprimtarisë së Ramës është e përfshirë me grupet kriminale. Duke qenë se është kjo atmosferë nuk ka reagim. SPAK nuk reagon, nuk merr ministren e Shëndetësisë që djeg dokumentet. Apo 15 tenderët e quajtur sekretë”, tha Balliu./

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...