Tritan Shehu:Rama sot si “kofini mbas te vjelave” paraqet nje “fantazem spital” dhe keq perdor miliona!

Tuesday, 02 June 2020 12:23

 

Kryeministri prezantoi sot nje “spital Covid 19”, ne nje strukture private ne Tirane, per te fshehur deshtimin e plote e shume dimensional te tij perpara epidemise.
Se pari ai vecse paraqiti nje spital bosh, pa personel, pa pajisje, pa diagnostike, pa teknologji speciale reanimacioni, etj, nje “fantazem spital”, qe te jeni te bindur nuk do mund te vihet ne perdorim per kete qellim…nqs vihet vecse do te shtoje humbjet njerezore.
Qe nje spital te kaloje ne eficience, te kete parametrat europiane, terapi intensive per cfare thuhet, qe te mos ndodhi ajo cfare ndodhi me pacientet e intubuar keto muaj, kerkon shume me teper se nje “show” ne nje strukture te tille te izoluar.
Ne kishim dy spitale “Covid”, njerin e mbyllem, tjetri eshte me gjysem kapaciteti e po hapet nje i trete ne “shkretetire”….vetem me disa orendi!!!
Nuk dua te zgjatem, por eksperienca e kesaj periudhe, burimet tona financiare e njerezore tejet te vogla imponojne domosdoshmerine e shfrytezimit te te gjitha kapaciteteve tona publike e private egzistuese me decentralizimin e ketij procesi, si ne nivelin laboratorik e testimit te gjere, te forcimit te mjekut te familjes, sigurimit te mbrojtjes se personelit kudo, ashtu e te permiresimit te nivelit te spitaleve ne periferi, elemete keto ne gjendje te mjeruar.
Dhe jo improvizime te tilla te deshtuara qe pa u filluar, me keq perdorime fondesh e resursesh, pa asnje perspektive, vecse nqs mbrapa fshihet ndonje PPP e re!!
Dhe nje keshille ne fund, me pare se te shpenzoni per "cfaqje" te tilla, kujdes me QSUT, testoni aty te gjithe personelin e pacientet e saj, mendoni per te gjithe sistemin ekzistues se sic duket gjendja eshte e njejte kudo!

Modifikuar më Tuesday, 02 June 2020 15:07
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...