Show i qeverisë me spitalin COVID, kur Edi Rama shmang mjekët në QSUT!

Tuesday, 02 June 2020 13:47

Nga Bardh Spahia/

QSUT është tashmë vatra më e madhe e infeksionit, teksa vendi po hapet dhe Edi Rama del e bën teatër, se po investon për ambiente të reja!!! Me kukullën e vet militante u treguan njerëzve mure, por personeli shëndetësor, ata që prej ditësh jetojnë e punojnë me ankthin e infektimit, pasi konstatojnë se si ditë pas dite kolegë të tyre rezultojnë pozitivë, nuk u pa askund!

Kaq nuk ju bëhet vonë se ka mjekë specialistë që punojnë me këtë tension, e të tjerë që nuk u bëhet tamponi?

Injorimi flagrant i kësaj situate, përmes arrogancës për të shpikur sukses, aty ku ka gjendje alarmante, është ilustrimi më i mirë se Edi Rama nuk ka menduar ndonjëherë për njerëzit e as personelin shëndetësor. Nuk iu bë vonë për njerëzit e prandaj numri i testimeve ka qenë më i ulëti në rajon, e njëlloj nuk i bëhet vonë që struktura më e madhe shëndetësore publike është kthyer në vatër infeksioni, rrezik edhe për çdo pacient që shkel aty! Që Edi Rama e kupton sa e rrezikshme është kjo këtë situatë, kjo duket nga mungesa e mjekëve përkrah kryeministrit.

Kujdesin për vete nuk e kursen! Taksapaguesit që i sigurojnë qëndrimin në karrige, por edhe vizitë fundjave në Paris, janë më mëshirë të fatit! Edi Rama ka hyrë në histori si fatkeqësia më e madhe e qytetarëve të vet, sepse edhe kur e kupton situatën, qytetarët nuk i ka prioritet, as personelin shëndetësor që në çdo vend të botës ka prioritet maksimal në këtë periudhë pandemie!

Image

 
 

© SYRI.net

Modifikuar më Tuesday, 02 June 2020 15:48
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...