Ministri Lleshaj pranon se në Shqipëri po mbillet kanabis në shumë qarqe, kërkon të ngrihen helikopterët

Tuesday, 02 June 2020 15:08

Vetëm një ditë pas publikimit të lajmit për një raport të Qendrës Evropiane të Drogave, sipas të cilit paralajmërohet se prodhimi i kanabisit në Shqipëri, do të rritet në muajt e ardhshëm, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka zhvilluar një takim ‘online’ me drejtorin e policisë Ardi Veliu, prefektët dhe drejtorët e  policisë në të gjitha qarqeve në vend.

Për herë të parë ministri ka pranuar publikisht atë që deri më sot e kishin mohuar edhe pas denoncimeve të shumta në media: ka nisur kultivimi i kanabisit në masë në shumë zona të vendit.

Leshaj ka zbuluar pranuar se të paktën në 4 qarqe, sipas informacioneve që ai ka, po kultivohet kanabis. Ato janë Gjirokastra, Shkodra, Durrësi dhe Vlora. Por përveç këtyre, sipas ministrit risku është I madh edhe në Lezhë, Berat dhe Elbasan.

 “Duhet të përdorim flotën e helikopterëve që kemi, bazuar te informacionet që kemi, jo fluturime të përgjithshme, të orientuara paraprakisht, të mbulojë të gjitha sipërfaqe me risk. Sipas informacione që disponoj, zona me risk konsiderohen ende  Gjirokastra, Shkodra, Durrësi, Vlora, ku kërkohet përqendrim vëmendje maksimale, pa lënë në heshtje pa konsideruar edhe të tjera, si Lezha, Berati, Elbasani, tentativa për kultivim ka në shumë qarqe”, pranoi ai për herë të parë situatën e kanalizimit të vendit këtë vit.

  
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...