Detajet/Arrestohet drejtoresha e Kufirit dhe Emigracionit bashkë me shefat e sektorit

E mërkurë, 03 June 2020 18:47

Drejtoresha e Drejtorisë Rajonale të Kufirit e Migracionit në Tiranë, Enkelejda Toska ka përfunduar në prangat e policisë, bashkë me shefin e sektorit, B.Z, shefin e seksionit A.H dhe specialisten A.M.

Ata u ndaluan nga policia pas masës së pezullimit të ndërmarrë ndaj tyre nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu

Ministria e Brendshme sqaron se zyrtarët janë të implikuar në trafikim dhe dhënie ndihme për kalim kufiri të shtetasve të huaj.

“Dyshohet se ata kanë favorizuar apo ndihmuar në realizimin e trafikut ndërkombëtar të qenieve njerëzore, nëpërmjet Shqipërisë. Është e dokumentuar se kjo veprimtari e kundraligjshme është kryer për një kohë të gjatë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me shtetas të tjerë kundrejt shpërblimeve financiare të konsiderueshme”, sqaron deklarata.

Njoftimi:

SHÇBA ndalon drejtues e punonjës të Drejtorisë Rajonale të Kufirit e Migracionit të Tiranës, si të implikuar në trafikim dhe dhënie ndihme për kalim kufiri të shtetasve të huaj

Drejtoria e Standardeve në Policinë e Shtetit i pezulloi nga detyra zinxhirin drejtues në DRKM Tiranë

Drejtoria e Hetimit e SHÇBA-së, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, mbështetur në informacionet, por edhe në vlerësim të pamjeve të transmetuara në media, në lidhje me trafikimin klandestin të qënieve njerëzore, pas hetimeve të kryera për fenomene abuzive nga punonjës policie të Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit, Tiranë, kryesisht në zbatimin e procedurave për lëshimin e lejeve të qëndrimit ndaj shtetasve të huaj, nga Lindja e Mesme, që hyjnë në Shqipëri, kreu ndalimin e punonjësve të policisë:

– E.T., me detyrë Drejtore e Drejtorisë Rajonale të Kufirit e Migracionit, Tiranë;

– B.Z., me detyrë Shefi i Sektorit në DRKM, Tiranë;

– A.H., me detyrën e Shefit të Seksionit në DRKM, Tiranë;

– A.M., specialiste në DRKM, Tiranë.

Ndalimi u krye pasi dyshohet se ata në bashkëpunim me shtetas të ndryshëm, që përfaqësojnë firma e kompani në fushën e turizmit, kanë keqpërdor atributet dhe kompetencat ligjore që u jep funksioni organik, duke shkelur detyrimet ligjore për pajisjen e shtetasve të huaj me leje qëndrimi.

Dyshohet se ata kanë favorizuar apo ndihmuar në realizimin e trafikut ndërkombëtar të qenieve njerëzore, nëpërmjet Shqipërisë.

Është e dokumentuar se kjo veprimtari e kundraligjshme është kryer për një kohë të gjatë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me shtetas të tjerë kundrejt shpërblimeve financiare të konsiderueshme.

Gjithashtu, në këtë veprimtari antiligjore, përfaqësues të firmave e kompanive të ndryshme përpilonin dokumente zyrtare të falsifikuara, të cilat konsistojnë në krijimin e kompanive fiktive, kontratave fiktive të punës, adresave të rreme, enkas për të plotësuar detyrimet sipas ligjit për të përfituar leje qëndrimi në Shqiperi.

Ndalimi u bë për veprat penale të “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentesh”, kryer në bashkëpunim.

Hetimet vijojnë deri në dokumentimin e plotë të veprave penale të konsumuara nga këta punonjës policie.

SHÇBA fton qytetarët dhe mediat të denoncojnë çdo shkelje apo abuzim me detyrën të punonjësve të Policisë, në numrin falas 0800 90 90, duke garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë.

N? këtë kuadër, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, në datë 27 maj 2020, nisi hetimin disiplinor për “Shkelje të rënda të atributeve e kompetencave të Policisë”, ndaj 4 punonjësve të Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Tiranë, të ndaluar nga SHÇBA, si dhe punonjësen A.L., specialiste e Migracionit në DRKM Tiranë.

Mbi bazën e hetimeve, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të 5 punonjësve të Policisë për shkelje të rëndë disiplinore të atributeve dhe kompetencave të policisë, pasi nuk kanë zbatuar procedurat standarde dhe ligjit për të huajt, në plotësimin e praktikave të aplikimit për leje qëndrimi të shtetasve të huaj.

Policia e Shtetit mbetet e vendosur të ndëshkojë dhe të largojë nga radhët e saj, cilindo që abuzon me detyrën kundër ligjit dhe në dëm të interesit qytetar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...