Besnik Mustafaj: Reforma Zgjedhore nuk do të ketë rezultate, ambasadorët përpjekje për të mbrojtur Edi Ramën

E Enjte, 04 June 2020 17:47

Ish ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” deklaroi se Reforma Zgjedhore është në një fazë terminale. Ai shtoi se ambasadorët janë duke mbajtur më shumë anën e kryeministrit Edi Rama.

Kjo është një fazë terminale në mendimin tim, sepse iu hoq “koka” e saj, që është ndryshimi i sistemit zgjedhor. Objektivi kryesor duhet të jetë që të mos vidhen më zgjedhjet. Administrata është totalisht politike. Ambasadorja Kim duhet të lexonte së paku raportin e ODIHR më 2019, që thoshte se administrata është e politizuar. Qeveria po përdor edhe mësuesit për zgjedhje. Fjalia “topi është në anën e Bashës” është presion publik. Nuk pajtohem me sjelljen e ambasadorëve”, tha Rama.

Besnik Mustafaj u shpreh se opozita e bashkuar nuk duhet që ta pranonte Damian Gjiknurin në Tryezën Zgjedhore, ndërsa shtoi se Rama e Basha duan të ruajnë status quo-në politike.

“Dosja e Durrësit dhe dosja e Peshkopisë vërtetojnë revanshin e qeverisë Rama për të mbajtur pushtetin. Nuk e dimë se cfarë ka lëshuar maxhoranca, por di që opozita nuk duhet që ta pranonte Damian Gjiknurin. Gjiknuri është ai që ka thënë se po të sjell disa cuna problematikë”. Shumë media botërore, edhe BILD ka botuar disa gjëra që janë të frikshme për atë që ndodh me zgjedhjet në Shqipëri. Gjiknuri duhet të ishte hetuar nga Prokuroria. Opozita për mendimin tim në kërkesat për Reformën Zgjedhre nuk ka qenë koherente, por nga ana tjetër opozita është viktimë, në tërësinë e vet. Unë besoj se nuk do ketë ndonjë rezultat. Berisha nuk thyhej nga presionet. Rama dhe Basha duan të ruajnë status quo-në.”, vlerësoi Mustafaj.

Në lidhje me qeverinë e re të Kosovës, Besnik Mustafaj tha se qeverisja e Hotit ka minimunin e legjitimitetit politik.

“Albin Kurti nuk ka dhënë ndonjë provë antiamerikanizmi. Unë besoj se Kurti, që besoj se ka të ardhme në politikën e Kosovës, duhet t’i bëjë vetes analizë dhe të rrethohet nga njerëz që të guxojnë t’i thonë jo. Unë besoj se është një qeveri me një minimum legjitimiteti, që ka vetëm 61 vota. Avdullah Hoti në fjalën si kryeministër tha se do të rimëkëmbin ekonominë, mirëpo nuk foli për luftën ndaj korrupsionit. Mos-përmendja e luftës ndaj korrupsionit tregon se kjo qeverisja, Hoti, vështirë të luftojë korruptimin”, u shpreh Mustafaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...